Një kombinim i përkryer i kanellës pak djegëse e plot aromë dhe i arrave krokante.

Ky kek klasik kërkon përdorimin e arrave, duke qenë se ky arror është dhe më i përhapuri në Shqipëri. Por mund të përdorni edhe bajame apo lajthi nëse dëshironi.

Mund ta shërbeni edhe për mëngjes pasi shkon shumë mirë me qumështin, kafen apo lëngjet e frutave.

AgroWeb.org ju sjell këtë recetë shumë të lehtë për të përgatitur kekun me kanellë dhe arra.

Përgatitja e Kekut me Kanellë

Përbërësit

210 g gjalpë me temperaturë ambienti

280g sheqer

4 vezë

280g miell

1 lugë çaji me fryrës ëmbëlsirash

2 lugë çaji me kanellë

115g arra të shtypura imët

1 lugë gjelle sheqer pluhur për zbukurimin e kekut

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni furrën në 180 gradë.

Ndërkohë në një tas të madh përzieni mirë gjalpin dhe sheqerin.

Kini kujdes që kokrrizat e sheqerit të jenë tretur plotësisht, dhe që kremi të jetë kremoz.

Shtoni vezët një e nga një, duke përzierë me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Lëreni masën të pushojë ndërkohë që përgatisni miellin.

Në një tas tjetër hidhni miellin duke e situr më parë, fryrësin dhe kanellën.

AgroWeb.org ju sugjeron që t’i shtoni përbërësit me një lugë gjelle dhe të përzieni sa ai të tretet.

Vazhdoni këto hapa derisa të mbaroni sasinë e miellit.

Një përzierje e ngadaltë e miellit bënë të mundur që brumi i kekut të ketë sa më shumë ajër dhe të fryhet më mirë.

Kalojeni gjysmën e brumit në një tavë të lyer me gjalpë dhe përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.

Hidhni arrat e shtypura sa më imët dhe më pas pjesën tjetër të mbetur të brumit.

Piqeni për 30-35 minuta ose derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Për ta provuar nëse brendësia e kekut është pjekur, mjafton ta shponi me një thikë dhe nëse sipërfaqja e saj del e pastër keku është gati.

AgroWeb.org ju këshillon që ta hiqni kekun nga furra ta lini të ftohet plotësisht para se ta prisni.

Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur. /AgroWeb.org