Koronavirus COVID-19 – Për Sa Kohë Mund të Jetojë Në Një Sipërfaqe

253 0

Pandemia e quajtur COVID-19 që po kërcënon botën sot, ka ende disa pikëpyetje me të cilat specialistët përballen.

Rreziku i transmetimit të këtij virusi nga një person tek tjetri është shumë i madh dhe i vazhdueshëm prandaj kështu duhet të jenë edhe masat e marra kundër tij.

Ende nuk ka një vaksinë, nuk dihet me saktësi se nga ka ardhur, por ekspertët kanë mundur të zbërthejnë pak nga ky virus misterioz.

Për të parandaluar përhapjen dhe infektimin e sa më pak njerëzve, ekspertët kanë zbuluar se sa mund të jetojë ky virus në sipërfaqe të ndryshme me të cilat jemi në kontakt.

Analiza e COVID-19

Bazuar në rastet e më parshme të sëmundjeve MERS dhe SARS si dhe të dhënave të mbledhura nga ky virus, ekspertët kanë arritur në disa përfundime.

Megjithëse në shumicën e rasteve përhapja e këtij virusi bëhet nga njeriu tek njeriu me anë të sekrecioneve, kollitjes apo teshitmës, jo gjithnjë është kështu.

Sipas Qëndrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), është e mundur që një person të infektohet nga koronavirusi COVID-19 pasi ka prekur një sipërfaqe të kontaminuar.

Kontakti me virusin e më pas prekja dhe fërkimi i gojës, hundës apo syve mund të jetë një pikë fillimi për futjen e kësaj sëmundje në trupin tuaj.

Një analizë e 22 studimeve të mëparshme mbi MERS dhe SARS e publikuar këtë muaj në ‘Journal of Hospital Infection’, tregoi se koronavirusi mund të qëndrojë aktiv në sipërfaqe të ndryshme për 9 ditë.

Kjo nëse gjen kushtet e përshtatëshme si temperatura e dhomës apo materiali mbi të cilin është vendosur.

Ekspertët shpjegojnë se virusi mund të zgjasë deri në 2 orë tek materialet e metalit apo bakrit.

Ndërsa në materiale të tjera si plastika apo kartoni mund të zgjasë shumë më shumë deri në 9 ditë.

Për pakot dhe dërgesat që vijnë nga jashtë, ekspertët thonë se çdo gjë varet nga koha në të cilën kjo dërgesë ka ardhur.

Pra nëse ka përshkruar një periudhë dy javore për të ardhur tek ju, atëherë nuk duhet të shqetësoheni.

Specialistët e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shprehen se ende po punojnë për të parë sa i rrezikshëm mund të jetë virusi edhe në rrethanat e mësipërme.

Si të mbroheni?

Në të gjithë këtë situatë mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me higjenën.

Nëse i pastroni vazhdimisht sipërfaqet ku ndodheni me alkool dhe i dezinfektoni ato mirë atëherë virusi do të çaktivizohet.

Kështu mundësia e prekjes dhe e marrjes së këtij virusi është shumë e paktët.

Gjithnjë kini parasysh që të pastroni veçanërisht sipërfaqet e plastikës dhe kartonit para se ti prekni apo fusni në shtëpi.

Lani duart, dezinfektoni telefonin dhe çdo gjë tjetër që prekni gjatë ditës.

Sigurohuni që pastruesit tuaj të kenë më shumë se 60% alkool, në mënyrë që të mund të japin efekt mbi virusin COVID-19./AgroWeb.org