Ekspertët e Ushqimit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë më shumë kos në vaktin e parë të ditës, janë më të predispozuar të humbasin në peshë.

Kosi është shumë i pasur me proteina dhe përmban pak kalori, sipas informacioneve të AgroWeb.org.

Idea e të ngrënit kos çdo ditë për të rënë në peshë, tingëllon pak e mërzitshme, sidomos për njerëzit që rendin pas larmisë.

Megjithatë, kosi nuk ka përse të jetë i mërzitshëm, nëse atë e shoqëroni me fruta dhe drithëra.

Këtu përfshihet tërshëra, boronicat dhe erëzat e ëmbla.

Në vazhdën e recetave të shëndetshme për një mëngjes të shijshëm por edhe të pasur në vlera, AgroWeb.org ju rekomandon recetën e kosit me banane dhe kanellë.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me kos

1 lugë mjaltë,

1 banane të prerë në copa të vogla

Një majë luge kanellë

Përgatitja:

Nëse nuk jeni dashamirës të mëngjeseve të lëngshme, atëherë ju mund t’i përzieni manualisht të gjithë përbërësit në një pjatë dhe ta konsumoni atë në mëngjes.

Por të njëjtit përbërës mund t’i fusni në një mikser për një përzierje më të njëtrajtshme.

Kosi është një ushqim i shëndetshëm, por produktet e kosit me fruta që shiten nëpër tregje janë të mbushura me substanca shtesë.

Këto substanca shërbejnë për ruajtjen e jetëgjatësisë së produktit.

Për më tepër, në rastin më të mirë këto produkte janë të bërë me qumësht pluhur.

AgroWeb.org rekomandon kosin e bërë vetë.

Kosi i bërë në shtëpi është i më i mirë, më i shëndetshëm dhe më i pasur në vlera, sidomos me probiotikë.

Banania është një frut shumë i mirë për një mëngjes të shëndetshëm.

Ajo rekomandohet sepse shmang nepsin e paradites që na shtyn drejt të ëmblave të panevojshme.

Ajo tretet më mirë duke u kombinuar me kosin.

Enzimat e saj luajnë një rol të shkëlqyer për përmirësimin e tretjes.

Për më tepër, banania përmban pak kalori ndaj përbën një pikënisje fantastike për mbajtjen nën kontroll të kalorive./AgroWeb.org