1k 0

Ku të Gjeni Bukë të Çdo Lloji – Vjen në Tiranë Gourmania

Kur bëhet fjalë për ushqimin nuk ka ndonjë dilemë nëse duhet të kërkoni më të mirën apo jo.

E sidomos kur bëhet fjalë për produkte të përditshme siç është buka apo produktet e tjera të furrës e pastiçerisë.

Fokusi juaj në këtë zgjedhje me siguri janë produktet bio me përbërës cilësorë e të certifikuar sipas standarteve Evropiane.

Për këtë eksperiencë të shëndetshme e të sigurtë për ju ka menduar Gourmania, të cilën e gjeni në Tiranë.

Çfarë është “Gourmania”?

Nga vetë emri mund të kuptoni pak për të, “Gourmania” nënkupton “maninë për produktet gourme”, të veçanta e cilësore.

Një eksperiencë tërësisht e re shijimi e fokusuar tek tyreza juaj dhe shporta e ushqimeve tuaja të përditshme.

Gourmania është më shumë se një furrë buke apo dyqan ushqimesh.

Pasi fokusohet tek ofrimi i produkteve premium duke pasur në mendje konsumatorin për një jetesë sa më të shëndetshme.

Nëse preferoni market më të mira italiane, produktet integrale apo ide të shpejta se si mund të ushqeheni shëndetshëm, hidhni një sy të gjithë zgjedhjeve që Gourmania ofron për ju.

Çfarë do të gjeni në Gourmania?

Sekreti i të gjitha këtyre produkteve të shëndetshme është lënda e parë e cila përdoret në Gourmania.

Mund të gjeni një larmi me lloje të ndryshme bukësh thekre, bageta, bukë fshati, bukë me 8 lloje farash, korja e artë etj.

Gjithashtu edhe ëmbëlsirat e të ngrohta me bazë brumi, perfekte për të kaluar sezonin e festave plot shije e shëndet.

Të gjitha të punuara me miell nga lideri botëror francez për përmirësimin e shijes së bukëve Lessaffre.

Duke mos u ndalur këtu gourmania ju ofron të gjithë gamën e produkteve që ju nevojiten për të përgatitur një vakt.

Qumësht, kos, makarona, biskota dhe çdo produkt i sigurtë që ju duhet në shtëpinë tuaj nga markat më të mira Italiane.

E për të gjithë ata që janë të apasionuar pas erëzave, çajit apo pluhurave mirëbërës të shëndetit në gourmania gjeni të gjithë produktet e kompanisë Teuta.

Këto produkte cilësore ndodhen në zemër të Tiranës dhe pasurohen dita ditës duke ju ofruar larmishmëri zgjedhjesh në çdo kohë.

Gourmania është dyqani i parë zyrtar i kompanisë së ushqimeve “Teuta” të cilin  gjeni tek rruga Abdyl Frashëri./AgroWeb.org