Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën.

Një prej arsyejeve përse orkidea është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës qëndron tek fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj.

Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj.

Orkidea ka një simetri të dyanshme – ashtu si fytyra e njeriut – dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion.

Vanilja kultivohet gjerësisht në të gjithë Amerikën Latine për shkak të sharmit të saj.

Kjo lule ka nevojë për 6 deri në 7 vjet për të çelur pas mbjelljes.

Rrjedhimisht, orkidetë që shikoni në treg janë disa vjeçare.

Nëse rriten në kushtet e shtëpisë, ato përjetojnë një rritje më të lehtë dhe mund të çelin disa herë në vit.

Orkidetë kanë farat më të imëta në botë. Një lëvozhgë e vetme mund të mbajë plot 3 milionë fara.

Natyrshëm, këto fara janë aq të vogla sa duhen parë në mikroskop.

Orkidea është një lule që mund të jetojë deri në 100 vjet.

Mbjellja, Rritja Dhe Kujdesi Për Orkidenë

Farat e orkidesë duhen mbjellë në një saksi që ofron një sistem të mirë kullimi.

Dheu i vazos duhet të jetë i pasuruar me bazë myshku ose lëvore pemësh që nuk e mbajnë ujin.

Dheu me bazë lëvoresh pemës nënkupton që bimën duhet ta ujisni shpesh, ndërsa ai me bazë myshku e mban ujin më gjatë, ndaj mund ta ujisni bimën më rrallë.

Temperatura më e përshtatshme për rritjen e orkidesë është 16 deri në 24 gradë celcius.

Këto temperature në kombinim me një qarkullim të mirë të ajrit do ta bëjnë orkidenë të lulëzojë sa më mirë dhe sa më bukur.

Vazoja e orkidesë duhet mbajtur në një dritare nga jugu ose lindja.

Orkidea ka nevojë për shumë ndriçim për sa kohë ai nuk është i drejtpërdrejtë ose shumë i fortë.

Sa i përket ujitjes, ekspertët këshillojnë kujdes.

Kontrolloni sipërfaqen e vazos dhe nëse dheu ju duket i thatë, ujiteni, në të kundërt prisni edhe pak.

Kur lulet të çelin, sigurohuni që t’i spërkasni pak me ujë herë pas here.

Fertilizimi duhet bërë çdo javë ose çdo muaj në varësi të llojit të lules.

Pas tharjes së lules kërcenjtë duhen krasitur lehtë sepse një orkide e re nuk çel kurrë në të njëjtin vend ku ishte lulja e vjetër. /AgroWeb.org