Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje pa shkak të muskujve që ju shpërndahet në gjithë trupin?

Këto spazma të papritura të muskujve megjithëse të vështira për t’u diagnostikuar mund të fshehin pas probleme të vërteta shëndetësore.

Fibromialgjia quhet sëmundja që shkakton dhimbje pa ndonjë shkak të caktuar dhe prek moshat mbi 40 vjeç.

Kjo sëmundje mund të provokojë dhimbje të vazhdueshme deri në 3 muaj.

Duke ndikuar drejtpërdrejtë jetën e përditshme të personave që vuajnë prej saj duke çuar deri në depresion.

Shfaqet duke manifestuar dhimbje muskujsh dhe kockash që shpërndahet në të gjithë trupin.

Për personat e prekur dhimbja rritet në zonën e qafës, shpatullave dhe kryesisht në zona ku ndodhen ligamentet e trupit.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon për lidhjen që kjo sëmundje ka me ankthin, depresionin e shtuar për shkak të dhimbjes.

Fibromialgjia dhe depresioni

Për shkak të dhimbjeve të mëdha dhe të vazhdueshme që kjo sëmundje shkakton mund të çojë në pagjumësi për ditë me rradhë.

Ky është një ndër shkaqet kryesore që kontribon në rritjen e stresit dhe ankthit.

Mjekët thonë se ka një lidhje konkrete mes fibromialgjisë dhe sëmundjeve mendore si ankthi apo çregullimeve të tjera sic është depresioni.

Më shumë se 60% e pacientëve të prekur nga dhimbja kronike e muskujve kanë edhe shenja depresioni.

Ky pohim i mjekëve është i vërtetë përgjithësisht për të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundje të dhimbshme të muskujve.

Shenjat e depresionit varen në varësi të avancimit të sëmundjes dhe kohës që vepron mbi trup.

Dy faktorë kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e depresionit janë dhimbjae muskujve dhe dhimbja e kokës.

Simptomat e fibromialgjisë

Siç thamë edhe më lart dhimbjet që lidhen me këtë sëmundje janë të vazhdueshme dhe të forta.

Disa nga simptomat më të zakonshme që fibromialgjia shkakton i gjeni të listuara si më poshtë

Dhimbje e përgjithshme e trupit

Probleme me gjumin

Dhimbje koke

Lodhje

Ankth

Ndjesi fryrje në duar

Vështirësi në lëvizje

Përjetimi i të gjithë këtyre simptomave njëherësh dhe për periudha të gjata është shkaku kryesor i prekjes edhe nga depresioni.

Kush preket nga fibromialgjia

Femrat dhe personat me sëmundje të kockave si artriti janë më të rrezikuar për tu prekur nga kjo sëmundje.

Kjo për shkak të brishtësisë së kockave dhe muskujve.

Gjithashtu ndikojnë shumë edhe lëvizjet e shpeshta të hormoneve që ndodhin zakonisht tek femrat.

Pse shfaqet fibromialgjia

Kjo sëmundje shfaqet zakonisht pas një stresi fizik, emocional apo pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në disa raste mund të shfaqet edhe pa ndonjë nxitje të jashtëme, por përkeqësohet nga stresi i vazhdueshëm.

Gjenetika është një faktor tjetër që ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje si pasojë e ndonjë mutacioni gjenetik.

Si kurohet fibromialgjia

Megjithëse nuk ka ende një kurë përfundimtare për këtë sëmundje mjekët rekomandojnë gjithnjë mbajtjen nën kontroll të saj.

Mund të lehtësoni dhimbjen dhe t’a mbani atë nën kontroll me anë të ilaçeve dhe kurave të ndryshme duke u këshilluar me mjekun tuaj.

Përveç kurave, rekomandohen ndryshime në stilin e jetesës ku përfshihen aktivitetet fizike si noti, aerobia apo ushqyerja e shëndetëshme./AgroWeb.org