Pjatat e lehta pranverore nuk mund të kenë shije tjetër veçse kombinimit të perimeve.

Salca e kosit kremoze dhe pak e athët është perfekte për t’u shijuar me shijen e lehtë të kungullit.

Në këtë recetë pranverore AgroWeb.org ju tregon kombinimin më të mirë të këtyre dy përbërësve.

Ndiqni hap pas hapi si më poshtë recetën e mrekullueshme të kungujve të mbushur me salce kosi dhe perime.

Përbërësit

4 kunguj

50 gr djathë i bardhë

120 gr salcë kosi

1 qepë e vogël

1 domate

1 spec i kuq

1 tufë majdanoz

piper i zi

kripë

vaj ulliri

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon ta nisni këtë recetë duke pastruar kungujt dhe prerë ato përsëgjati.

Hiqni pjesën e brendëshme të tulit të tyre në mënyrë që të krijoni vend për mbushjen dhe ruajeni për një moment të dytë.

Vendosni një tigan të thellë në zjarr me pak vaj ulliri dhe kur të shikoni që vaj është i nxehtë hidhni edhe kungujt që të skuqen.

Kur kungujt tuaj të kenë marrë ngjyrë hiqini nga tigani dhe në të hidhni qepën e grirë.

Shtoni gjithashtu specin, pak kripë, tulin e kungujve që ruajtët më parë dhe domaten e prerë në kubikë të vegjël, duke shtuar në fund edhe majdanozin.

Kur perimet të jenë skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini në një enë të thellë.

Aty shtoni djalin e thërrmuar dhe salcën e kosit dhe trazojini mirë.

Ndërkohë zgjidhni një tavë dhe shtrojeni me letër pjekje në të vendosni kungujt njëri pas tjetrit dhe mbushini me salcën që krijuat më lart.

Kur i gjithi ky proçes të ketë mbaruar futini në furrë dhe piqini për 20 – 25 minuta në tempëraturë 180 gradë.

Pasi t’i nxirrni nga furra lërini të ftohen pak dhe mun dti shërbeni me pak piper të zi sipër sipas dëshirës./AgroWeb.org