Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 70-80 vjet, kungulli veror i Dukagjinit.

Fara e kësaj perimeje është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi.

Ky kungull i përket familjes Cucurbita pepo L dhe duke qenë se fillimisht është mbjellë në Dukagjin, tanimë njihet me këtë emër.

Aktualisht zë rreth 15-20 % të sipërfaqes që mbillet në zonë, duke qenë kështu kultivari autokton i rrallë.

Kushtet e kultivimit të Kungullit Veror të Dukagjinit

Mbillet në anë të ngastra, në ledhe me ekspozicion nga dielli.

Bimë me kërcell gati kaçubor, me lastar të shkurtër. Prodhon 4-5 fruta për bimë; me formë cilindrike, me gjatësi 12-15 cm e diametër 3-4 cm, me peshë mesatare 120-150 g;

Në pjekjen teknike kanë ngjyrë jeshile të çelët, kurse në pjekjen botanike ngjyrë të verdhë; tuli ngjyrë e

bardhë.

Mbillet me farë dhe me fidanë. Farat mbillen gjatë Prillit. Fidanët në fushë kalohen në fillim të muajit Maj.

Prodhimi fillon në gjysmën e dytë të Qershorit dhe vazhdon deri në vjeshtë.

Në këtë zonë, farat mbillen në oxhakë (gropëza), me rreshta 100-120 cm dhe midis bimëve (oxhakëve) në rresht 40-60 cm.

Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve, në mes rreshta.

Veçantitë e Bimës

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut, hirit dhe fuzariozës, ndaj temperaturave të ulëta dhe të larta.

Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Preferohet për konsum të freskët dhe gatime, për konsum në familje dhe për tregun lokal./AgroWeb.org