Sigurisht që është shumë e rëndësishme që kontrollet mjekësore të bëhen çdo vit për të kuptuar shëndetin e organizmit tuaj.

Dhe normalisht që mjekun nuk nuk mund ta zëvendësojë askush. Por gjithsesi, ka disa simptoma të cilat ju mund t’i kuptoni që në shtëpi, e më pas të kërkoni konsultat e duhura.

Vini Re Nëse Keni Filluar Të Pini Më Shumë Ujë

Zakonisht, nëse nivelet e sheqerit në gjak janë jashtë kontrolli, atëherë do të ndiheni të etur gjatë gjithë kohës.

Mund edhe të pini një shishe me ujë menjëherë, apo çaj dhe nuk e mendoni dy herë.

Kur sheqeri është në nivele të larta ai kërkon më shumë ujë që trupi ta shpërbëjë. Dhe kështu ju do të urinoni dhe më shumë.

Vini Re Nëse Humbisni Peshë Papritmas

Humbja e kilogramëve nuk është asnjëherë një gjë e keqe.

Por, nëse ju nuk keni ndryshuar dietën tuaj, apo nuk po merreni me sport, humbja e peshës papritur nuk është diçka e mrië.

Tek diabeti i tipit 2, insulina nuk arrin të kthejë sheqeri nnë energji. Prandaj trupi fillon të përdorë rezervat e yndyrës duke ju shkaktuar të humbisni në peshë.

Ndiheni Të Uritur Gjatë Gjithë Kohës

Diabeti nëse nuk kontrollohet mund mund të shkaktojë uri të papërmbajtshme.

Mund ta gjeni veten duke kërkuar diçka për të ngrënë gjatë gjithë kohës.

Por në të njëjtën kohë ju humbisni peshë.

Plagët Shërohen Ngadalë

Kur vuani nga diabeti, do të shihni që plagët ju shërohen shumë ngadalë. Pra edhe nëse ju keni plagë të vogla ato kërkojnë më shumë sesa 1-2 javë për t’u shëruar plotësisht.

Diçka e tillë ndodh pasi nëse vuani nga diabeti, qarkullimi i gjakut vuan disa pasoja.

Lodhje dhe Irritim

Kur nivelet e gjakut janë jashtë kontrollit ju bëjnë të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës.

Lodhja e shkaktuar nga diabetit është diçka që ju shoqëron gjatë gjithë ditës.

Pasi diabeti ndikon në qarkullimin e gjakut dhe bën që nivelet e oksigjenit të jenë shumë të ulëta.

Shkoni tek Doktori Nëse Keni Shikim Të Turbulluar

Nivelet e larta të sheqerit mund të shkaktojnë një ndryshim në cilësinë e shikimit. Simptomat mund të largohen nëse ju e kontrolloni nivelin e gjakut, por duhet të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.org