Kur Nuk Keni Sodë Buke – Me Çfarë Mund ta Zëvendësoni

1.5k 0

Fakti që shumë receta nuk e përmbajnë sodën e bukës, nuk e bën atë më pak të rëndësishme në kuzhinë.

Ky agjent alkalin bën mrekullira në gatime por nuk është i pazëvendësueshëm.

Renee Gan, shkencëtare e ushqimit me një përvojë 25 vjeçare ka zbuluar disa prej zëvendësuesve më të mirë të sodës së bukës në kuzhinë.

Pluhuri Pjekës

Ndryshimi mes pluhurit pjekës dhe sodës së bukës është i thjeshtë.

Pluhuri pjekës përmbajnë acide që prodhojnë bulëzat e dioksidit të karbonit për ardhjen e brumit.

Soda bukës ka nevojë për përbërës të tjerë që të arrijë këtë reagim kimik.

Duke qenë se soda e bukës është një përbërës aktiv i pluhurit pjekës e bën këtë të fundit një zëvendësues shumë të mirë të sodës së bukës.

Nëse receta kërkon një lugë çaji sodë buke, duhet të përdorni tre lugë çaji pluhur pjekës.

Ky zëvendësim është i lejuar në disa receta por në rastin e kekut ofron një dendësi të tepruar.

Të Bardhat e Vezëve

Proteina tek të bardhat e vezëve ofrojnë strukturën fizike të një produkti të pjekur.

Sipas ekspertes, përfshirja e të bardhave të vezëve duhet të jetë e ngadaltë dhe mund të niset receta me dy të bardha të rrahura mirë dhe me sa më pak ajër.

Ekspertët thonë se në rast se nuk ju gjendet sodë buke në shtëpi dhe nëse receta e mundëson, sodën e bukës mund të mos e përfshini fare në gatim.

Në rastin e biskotave, ato do të dalin shumë krokante ndërsa krepat do të dalin më të holla.

Çfarëdo që të ndodhë, ekspertët janë kundër zëvendësimit të sodës së bukës me farën e bukës sepse bëhet fjalë për një mekanizëm krejt të ndryshëm për fryrje dhe ardhjen e brumit./AgroWeb.org