Shumë prej ilaçeve më të përdorura kundër ulçerës janë zbuluar të kenë lidhje me shfaqjen e efekteve anësore apo humbjes së kujtesës.

Çfarë Është Ulçera

Ulçera ka të bëjë me lëndime të sistemit tretës dhe shpesh ka lidhje me infeksionet e shkaktuara nga bakteri i njohur si Helicobakter pylori.

Loading...

Dy nga format më të njohura të sëmundjes janë ulçera e stomakut dhe ajo e zorrës.

Kurat kundër ulçerës janë të ndryshme dhe disa prej tyre krejt natyrale.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni 5 kurat më të mira natyrale që ju vijnë në ndihmë kundër ulçerës.

Lëngu I Aloe Verës

Lëngu i aloe verës është një terapi e shkëlqyer për të shëruar inflamacionin në stomak dhe në muret e brendshme të zorrëve.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e një sasie prej 30 mililitrash me lëng të aloe verës me stomak bosh.

Sipas studimeve të cilave u refeerohet AgroWeb.org, ky lëng është po aq efikas se një ilaç i zakonshëm kundër ulçerës.

Loading...

Manaferrat

Manaferra përmban nje substancë e cila quhet ‘elligataninë’ e cila zvogëlon inflamacionin në shtresat e brendshme të stomakut.

Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë manaferra rregullisht, pësojnë një zvogëlim prej 88 përqind të ulçerës në stomak.

Kamomili

Një studim i publikuar në revistën Pharmacologia, shpjegon se kamomili është i dobishëm kundër ulçerës.

Një çaj kamomili dy ose tre herë në ditë është shumë efikas për mirëqenien e stomakut dhe organizmit.

Jamballi

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Rrënja e tij përshpejton shërimin e ulçerës dhe nuk prish ekuilibrat mes sasive natyrale të sodiumit dhe kaliumit në organizëm.

Ajo përdoret si çaj çdo ditë për dy ose tre javë dhe më pas mund të përsëritet sërish pas një jave pushim.

Përgatitet si çdo çaj bimor.

Kujdes. Kjo kurë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Lexoni këtu për vlerat e jamballit.

Probiotikët

Probiotikët janë mikrobe të mira që gjenden në formë suplementesh ose tek ushqimet e fermentuara si kosi, kefiri etj.

Probiotikët që përmbajnë një lloj bakteri të njohur si Lactobacillus johnsonii janë efikase kundër zbutjes së infeksioneve të shkaktuara nga bakteri H.pylori.

Përpara përdorimit të kurave natyrale ose marrjes së suplementëve, ekspertët rekomandojnë këshillimin me një mjek profesionist./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Loading...