Një kuzhinë e pasur me ushqime e pije të shëndetshme ofron zgjidhje të mira kundër disa problemeve të ndryshme shëndetësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa zgjidhje natyrale kundër problemeve me stomakun, lëkurën, dhimbjet e kokës, e të tjera shqetësime.

Kastravecët Për Qetësimin E Syve

Nëse i keni stërmunduar sytë, atëherë shtrihuni dhe vendosni mbi sy nga një fetë kastraveci.

Ky i fundit përmban antioksidantë që zbusin enjtjen dhe largojnë dhimbjen e syve.

Zëvëndësojini fetat e kastravecit çdo dy ose tre minuta dhe kurën mbajeni për 15 minuta.

Qershitë Për Shëndetin E Stomakut

Njerëzit që hanë 20 qershi çdo ditë ose pijnë lëng qershie, kanë më pak gjasa të kenë probleme me stomakun.

Përbërësit e qershive kanë aftësinë të neutralizojnë aciditetin

Vaji I Nenexhikut Kundër Dhimbjes Së Kokës

Ky vaj ka aftësi qetësuese për lëkurën dhe lehtëson dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit.

Përzieni disa pika të tij me vajin e ullirit për të parandaluar irritimin  e lëkurës dhe më pas masazhoni ballin dhe pjesët anësore.

Sheqeri Kundër Lemzës

Kur vjen puna tek lemza, një lugë e vogël sheqeri të zgjidh punë.

Kristalet e sheqerit vështirësojnë përtypjen dhe rigjallërojnë diafragmën duke penguar kontraktimet e saj.

Farat e Koprës Kundër Problemeve Me Tretjen

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës përmbajnë substanca qetësuese që largojnë fryrjet.

Pas çdo mbrëmjeje, ekspertët rekomandojnë përtypjen e disa farave të tilla.

Lëng Limoni Kundër Gurëve Në Veshka

Gurët në veshka zakonisht formohen pas akumulimit të oksalatit dhe ngjitjes së tij me kalçiumin.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e gjysëm gote me lëng limoni në ditë.

Acidi citric parandalon kristalizmin e kalçiumit dhe pengon punën e oksalatit.

Vaji I Ullirit Kundër Çarjes Së Buzëve

Çarja dhe përtharja e buzëve mund të trajtohet me vaj ulliri.

Ai shërben si lubrifikant për zbutjen e tyre.

Sherebela Kundër Humbjes Së Kujtesës

Studimet te cilave u referohet AgroWeb.org konfirmojnë se konsumi i çajit të gjetheve të sherebelës përmirëson kujtesën.

Lexoni këtu vlerat e tjera të çajit të sherebelës dhe si ta përgatisni./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.