Bajamet janë ndër arrorët më të preferuar dhe përdoren gjërësisht.

Bajamet shkojnë shumë me mjaltin dhe ofrojnë një ëmbëlsirë delikate dhe të shijshme.

Vlerat e bajameve mund t’i shijojmë edhe si çaj duke shfrytëzuar gjethet e pemës.

Me siguri do të befasoheni kur të mësoni se lëngu apo çaji i gjetheve të bajames, është ndër më të pasurit me antioksidantë që janë të rëndësishëm kundër qelizave të dëmshme dhe mikrobeve.

Antioksidantët praktikisht shkatërrojnë qelizat e dëmshme, luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë zhvillimin e baktereve, mykut dhe viruseve.

Përfitimet e Lëngut apo Çajit Të Gjetheve Të Bajameve

Sistemi tretës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i gjetheve të bajameve përmban substanca mirëbërëse siç është fibra që pastron organizmin dhe ndihmon funksionin e zorrëve.

Prania e antiokisdantëve ndihmon edhe kundër infeksioneve në stomak.

Kundër parazitëve

Parazitët mund të jenë të rrezikshëm dhe shfaqen gjithnjë në mungesë të higjenës.

Sistemi tretës mund të jetë shëndetplotë nëse pini këtë çaj rregullisht.

Sëmundjet e mëlçisë

Antioksidantët tek çaji janë të rëndësishëm kundër substancave të dëmshme që mund të përthithen nga mëlçia.

AgroWeb.org sugjeron që pirja e këtij çaji është e rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Kundër reumatizmës

Pirja e këtij çaji ruan shëndetin e veshkave dhe rregullon nivelin e lëngjeve në trup.

Reumatizma shkaktohet nga prania e lëngjeve në gjymtyrë dhe kocka.

Shkarkimi i tyre ndihmon në zbutjen e inflamacionit.

Ngadalësimi i plakjes

Antioksidantët parandalojnë degjenerimin e qelizave dhe indeve dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë kaos në organizëm.

Në këtë mënyrë lëkura do të ketë një paraqitje më rinore.

Shëndeti i Stomakut dhe veshkave

Ky çaj nxit pastrimin e veshkave nga toksinat.

Pirja e këtij çaji i ushqen veshkat, i mbron ato dhe të gjithë organizmin.

Për më tepër, ai përdoret edhe kundër problemeve të ndryshme me stomakun./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.