Të gjithë jemi familjarë me lulen e Shqiponjës. Prania e saj i jep bukuri dhe humor të gjithë  shtëpisë por jo vetëm kaq.

Dikur, lule Shqiponja ishte ndër ndër bimët që zor se mungonte në shtëpinë e shqiptarëve.

Loading...

Edhe sot pa dyshim ajo mbetet një ndër më të preferuarat.

Por të rrisësh dhe të mbas lule dhe bimë në shtëpi nuk është edhe aq e thjeshtë, kjo për shkak të kudjesit që ato kërkojnë.

Kështu që edhe lule Shqiponja për të patur jetë sa më të gjatë në shtëpi kërkon kujdes të vazhdueshëm.

Shpesh herë amvisat në shtëpi hasin vështirësi përsa i përket  jetëgjatësisë së luleve, kjo për shkak se në mungesë të krijimit të kushteve të duhura duke nisur që nga drita, ujitja, ajri, ambjenti etj.

Agroweb.org ju sjell në artikullin më poshtë disa hapa se si të kujdeseni për lule Shqiponjën

Ekspozimi në Dritë

Lule Shqiponja me emrin botanik Monstera Deliciosa është bimë tropikale dhe si e tillë asaj i duhet shumë dritë që të qendrojë e lulëzuar.

Loading...

E megjithatë, lule Shqiponja nuk duhet ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit pasi në këtë mënyrë gjethet e saj mund të dëmtohen, ajo duhet të qendrojë brenda shtëpi, pranë dritareve apo vendeve ku depërtojnë rrezet e diellit.

Ndërkohë gjatë ditëve të nxehta të verë, rekomandohet që lule Shqiponja të qendrojë nën hijen e një bime më të lartë apo në ambjentet e brendshme të shtëpisë pasi nxehtësia mund të vyshkë gjethet e saj.

Ujitja dhe plehërimi

Lule Shqiponja ka nevojë të ujitet përditë por jo në sasi të konsiderueshme. Ujitja e saj varet nga temepratura e ambjentit.

Dheu në vazon e lule Shqiponjës duhet të jetë përherë pak I lagësht por jo shumë i lagësht apo të krijojë depozitime të vogla të uji.

Ndaj duhet të kujdeseni që ujin që mblidhet në pjatën e vendosur poshtë vazos ta largoni menjëhrë sapo pjata mbushet.

Në këtë mënyrë dheu në vazo do jetë i lagësht sa duhet.

Rekomandohet që lule Shqiponja të plehërohet dy apo tre herë në vit.

Lule Shqiponja nuk mund të qendrojë në ambjente me temperature nën 12 gradë celcius ndaj dhe ambjentet brenda shtëpisë janë më të rekomandueshme kur është dimër dhe në ajër të freskët kur është verë./AgroWeb.org

Loading...