Jeni lodhur nga lulelakra në avull? Provo njëherë ta pjekësh!

Pjekja i jep lulelakrës një shije dhe aromë gjalpi. Me vetëm pak lëng limoni dhe djathë kaçkavall do të keni një pjatë të shkëlqyer në tryezën tuaj.

Lulelakë  e thjeshtë është pak e mërzitshme në shije  por kur e pjek apo e karamelizon është komplet një histori tjetër.

Hudhra, vaji i ullirit, limoni dhe djathi kaçkavall janë ingredientët perfekt për pjekjen e lulelakrës.

Si ta Presësh Lulelakrën Në Mënyrën e Duhur!

Është e lehtë ta presësh lulelakrën. Ju duhet thjesht të hiqni gjethet dhe ta ndani atë në katërsh.

Më pas vendosni copat e prera të lulelakrës në një enë druri dhe ndani me thikë lulet nga kërcelli.

A Piqet Lulelakra Pasi Është Ngrirë?

Patjetër! Në fakt është më mirë mos ta shkrini lulelakrën para se të filloni të gatuani.

Ja disa këshilla për ta përshtatur recetën me lulelakra që keni ruajtur në ngrirje.

Nxirrini nga frigoriferi dhe prisni pak. Më pas lyejini tufat me vaj dhe futini në sobë.

Vaji do ta ndihmojë lulelakrën që të marri një ngjyrë kafe dhe nuk do të lejojë që gjethet të thahen.

Kaurdisni mirë lulelakrën gjatë gjysmës së gatimit që mos të digjen gjethet.

Me Çfarë Ta Shoqëroni Lulelakrën e Pjekur?

Mishi i pulës është një shoqërues i përkryer i lulelakrave të pjekura, por mund të provoni ta shërbeni edhe me biftek viçi në zgarë.

Përbërësit

Një lulelakër e prerë në copa të vogla.

2-3 thelpi hudhër, të qëruara dhe të prera hollë

1 lugë gjelle lëng limoni (gjysmë kokërr)

Vaj ulliri

Kripë dhe piper

Djathë kaçkavall të grirë

Përgatitja

Ndizeni furrën në 200 gradë dhe lyejeni tepsinë me yndyrë.

Më pas në një enë tjetër hidhni tufat e lulelakrës dhe spërkatini me hudhrën e grirë, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit.

Shtrojini në tavë dhe rregullojini me kripë dhe piper.

Piqini për 15 deri në 20 minuta ose derisa majat të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.

Në fund, pasi t’i keni nxjerrë nga furra, spërkatini tufëzat e lulelakrës me djathë kaçkavall të grirë. /AgroWeb.org