Makaronat në furrë janë pjata tipike e fudjavave.

E shijshme dhe e pasur në përbërës kjo pjatë do të bëjë përvëte të gjithë familjen.

Versioni që AgroWeb.org do t’ju propozojë është shumë i shëndetshëm.

Me baze salcë domatesh dhe qofte të bëra në shtëpi.

Kur përgatisim makaronat në furrë duhet të kemi parasysh që t’i ziejmë shumë pak ato.

Kullojini para se ato të jenë zbutur pasi do të kalojnë më vonë në proçesin e pjekjes në furrë.

Përbërësit

600 gr makarona të vogla (zgjidhni makarona të shkurtra tub)

150 gr djathë i bardhë

250 Djathë i grirë kaçkavall

Për përgatitjen e qofteve

350 gr mish i grirë

100 gr thërrime buke të thekur

Kripë

2 lugë majdanoz i grirë

Piper i zi

100 gr djath kaçkavall i grirë

1 kokërr vezë

Për përgatitjen e salcës:

5-6 lugë gjelle salcë domatesh

4 lugë vaj ulliri

1 qepë e bardhë

1 thelpi hudhër

kripë

piper i zi

borzilok

Përgatitja

Në një enë të madhe bashkoni mishin e grirë me djathin kaçkavall, majdanozin dhe thërrimet e bukës.

Shtoni më pas vezën bashkë me kripën dhe piperin.

Punojeni mishin me duar derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin.

Mbulojeni mishin e qofteve me letër dhe lëreni të pushojë.

Ndërkohë filloni të përgatisni salcën.

Në një tigan hidhni vajin, hudhrën dhe qepën.

Kur vaji të jetë i nxehtë dhe qepa të këtë filluar të skuqet shtoni salcën e domateve.

Hidhini kripë apo piper sipas dëshirës dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here.

Nërkohë rikthehuni tek mishi i qofteve. Ndani mishin në copa të vogla duke formuar forma rrethore me duar.

Krijoni toptha të vegjël qoftesh jo më shumë se një kokërr arrë.

Pasi të keni mbaruar të gjithë masën e mishit, vendosini në një pjatë.

Do të përfitoni rreth 40 – 50 qofte të vogla.

Trazoni salcën dhe sigurohuni të hiqni hudhrën.

Shtoni një nga një qoftet brenda në salcë bashkë më disa gjethe borzilok.

Siç kemi theksuar më sipër zieni për 5-6 minuta makaronat në zjarr të mesëm e më pas hidhini në një enë të madhe.

Bashkoni salcën me qofte tek makaronat e ziera dhe vazhdoni t’i përzieni ngadalë.

Zgjidhni një tavë të mesatare furre dhe shtroni aty të gjithë gatimin e përgatitur.

Sipër sigurohuni t’i hidhni djathin kaçkavall të mbetur, sipas dëshirës mund të shtoni edhe lloje të  tjera djathi.

Futeni në furrë më temperaturë 180° për 45-50 minuta.

Nxirreni nga furra kur të shihni që makaronat janë pjekur sipër.

Lëreni të ftohet për  5 minuta dhe tava është gati për t’u shijuar./AgroWeb.org