Manjolat janë pa diskutim një dhuratë e natyrës.

Flasim për Lulet e Manjolës (Magnolia), sepse femra me këtë emër janë dhuratë çdo ditë të vitit.

Pemët hijerënda të Manjolës zbukurojnë kopshtet me ngjyrat dhe aromat e ëmbla dhe Manjola është ndër lulet më të vjetra në botë.

Lulja e bukur është simbol i besnikërisë dhe mbart harmoni për atë që e merr dhuratë.

Në Shqipëri, kryesisht gjendet si shkurret i lartë dekorativ dhe ka qenë një nga lulet më të përhapura sidomos para viteve ’90.

Përveç kësaj, lulja e Manjolës ka një sërë vlerash shëndetësore ka gjetur përdorim të gjerë në mbarë botën.

AgroWeb.org ju fton të njihni nga afër magjinë e kësaj luleje.

Mënyrat e Përdorimit

Lëvozhga e pemëve të manjolës mund të zihet, thahet, gatuhet me avull dhe të konsumohet si një suplement bimësh medicinale.

Por mund të përdoret edhe si çaj duke u bashkuar me çajra të tjerë si ai i malit, apo çaj limoni. Të njëjtin përdorim kanë edhe lulet e thara të Manjolës, me të cilat mund të përgatitet çaj në mënyrën e mëposhtme.

Duhet një grusht lule të thara të Manjolës, të cilat i bashkohen enës me ujë që keni vënë të vlojë.

Sigurohuni që uji i vluar dhe lulet e Manjolës të vlojnë së bashku për 2 minuta.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni enën të ftohet për 5 minuta.

Kullojeni lëngun, shtoni pak mjaltë dhe do të përfitoni një çaj fantastik me vlerat e mëposhtme.

Vlerat shëndetësore të Manjolës

Çrregullimet e frymëmarrjes

Lulja e Manjolës është përdorur prej kohësh për të ofruar lehtësim nga çregullimet respiratore dhe simptoma si: bronkit, kolla, madje dhe azma.

Lulet e Manjolës janë stimuluese natyrale të agjentëve kortizosteroidë në organizëm që i kundërpërgjigjen azmës duke parandaluar krizat e rënda.

Lufton ankthin

Duke rregulluar sistemin endokrinal, Manjola është e aftë të ulë nivelet e ankthit dhe stresit, duke i sjellë paqe dhe qetësi mendjes dhe ulur nivelin e çlirimit të hormoneve në trup.

Këto aftësi e bëjnë lulen e Manjolës të mirë edhe në betejat kundër depresionit.

Sepse ajo stimulon çlirimin e dopaminës dhe hormoneve të tjera të “kënaqësisë” që do të transformojnë humorin tuaj menjëherë.

Diabeti

Manjola ndihmon trupin të mbajë nën kontroll çlirimin e sheqerit në gjak.

Nëse jeni diagnostikuar me diabet, atëherë lulet e Manjolës do të mbajnë nivelin e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme.

Shëndeti i mëlçisë

Lulja e Manjolës stimulon sistemin limfatik dhe rrit nivelin e toksinave që eliminohen nga trupi.

Për më tepër, kjo lule arrin të shkrijë yndyrnat që rrethojnë mëlçinë. Studiuesit kanë treguar që Manjola është një kurë premtuese për këtë problem./AgroWeb.org