Ju ka ndodhur që të keni marrje mendsh në verë? Kjo simptomë zakonisht lidhet me dehidratimin, por dhe një arsye tjetër: qarkullimi i gjakut.

Nga Qershori e deri në Shtator ne jetojmë në temperatura të larta.

Ekspozime të zgjatura ndaj diellit dhe nxehtësisë do të përkeqësojnë dhe problemet më të lehta të presionit të gjakut.

Dukuria ndodh si pasojë e mos furnizimit të trurit me oksigjen.

Kur diçka e tillë ndodh, truri ynë nuk funksionon si normalisht, dhe dërgon sinjale të shumta dhe jo fort mirë të organizuara pjesës tjetër të trupit.

Prandaj dhe persona të shumtë ankohen nga dhimbja e kokës, të përzierat, marrje mendsh si dhe këputja e një ndjesi urie.

AgroWeb.org do t’ju mësojë më poshtë për zgjidhjet më të mira se çfarë të bëni për të parandaluar problemet që sjell vapa.

Hidratohuni

Në nxehtësi ne humbasim një sasi të konsiderueshme lëngjesh, prandaj duhet të kompensojmë këtë humbje.

AgroWeb.org ju këshillon që të mbani me vete një shishe me ujë për çdo rast.

Shmangni ekspozimin direkt nga dielli

Hijet janë 10 gradë më pak se sa vendet që janë të ekspozuara ndaj diellit.

Prandaj mundohuni që të kaloni në rrugë që janë të mbrojtura nga pemët dhe kanë hije.

Organizoni mirë ditën

Nëse duhet të shkoni në punë, bëni mirë që të evidentoni orët me diell të nxehtë.

Mundohuni që të jeni në ambiente me ajër të freskët gjatë orëve të drekës.

Vishuni në përputhje me motin

Merrni syze, lyhuni me krem mbrojtës dhe nëse mundeni mbani dhe një kapele për të mbrojtur sytë dhe të shmangni djegien nga dielli.

Përsa i përket veshjes, zgjidhni ngjyra të çelëta dhe të lirshme, pasi kanë më pak mundësi për të përthithur nxehtësinë.

Hani vakte të vogla

Tretja e vakteve të rënduara, prodhon më shumë energji dhe si pasojë më shumë nxehtësi.

Prandaj vakte të vogla janë zgjedhja e duhur, kur do të kaloni një ditë në diell.

Dhe pse simptomat janë të lehta, mos i anashkaloni, pasi dëmi që ato shkaktojnë jep pasoja afatgjata.

Nëse simptomat nuk pushojnë, AgroWeb.org ju sugjeron që të konsultoheni me mjekun tuaj./AgroWeb.org