Dashamirësit e ushqimeve organike janë gjithnjë të etur për ide të reja dhe interesante që zbatohen lehtë në shtëpi.

E tillë është edhe mbjellja dhe rritja e patateve në shtëpi.

Ju mund të zgjidhni ballkonin, tarracën apo kopshtin poshtë shtëpisë për të rritur patatet në vazo.

Si Të Rrisësh Patate Në Vazo

Përzgjidhni patate me sytha

Ato janë të një cilësie shumë të mirë.

Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë të zgjidhni gjithmonë zhardhokët më të shëndetshëm, pa njolla dhe ngjyra.

Patatet që do të përdoren për mbjellje duhet të kenë më shumë se një syth.

Idealja është që zhardhoku të ketë dy ose tre sytha, të tjerat duhen hequr.

Hapi i rradhës është që patatet e mëdha me shumë sytha të priten në gjysmë.

Nëse nuk kërkoni një prodhimtari të lartë të patateve të kultivuara në shtëpi mund ta anashkaloni këtë hap.

Kur t’i prisni patatet sigurohuni që secila anë të ketë të paktën dy sytha.

Pas prerjes në dysh, patatet duhen lejuar të përthahen për disa ditë.

Në të kundërt, patatet do të kalben.

Kultivimi i patateve në vazo

Zgjedhja e enës

Përzgjidhni një enë  të paktën 10 litërshe ose 40 litërshe e cila mund të mbajë 4 zhardhokë të plotë ose patate të prera me sythë.

Enët e mëdha plastike e me ngjyrë të zezë janë të rekomandueshme për rritjen e patates në një temperaturë konstante sepse ngjyra e zezë përçon më shumë ngrohtësi se çdo ngjyrë tjetër dhe ruan lagështinë.

Patatet mund të rriten në çdo lloj vazoje.

E rëndësishme është që ena e përzgjedhur të jetë e një madhësie të konsiderueshme dhe të ketë vrima në pjesën fundore ku të lejohet kullimi i ujit të tepërt.

Mbjellja e patates

Merreni shtruar dhe prisni datën e fundit të ngricës.

Sipas të dhënave tue agroWeb.org, toka duhet të jetë e ngrohtë deri në 4 gradë.

Mbusheni enën nga 10 deri në 15 centimetra me dhe’ cilësor.

Vendosini patatet me pjesën e sythave përpjetë.

Mbulojini zhardhokët me 10-15 centimetra dhe’ të pasur.

Një enë me diametër 30 centimetra nuk duhet të mbajë më shumë se tre zhardhokë.

Sekretet e një kultivimi cilësor

Vendndodhja

Zgjidhni një vend me të paktën 6 orë rreze dielli.

Toka

Shmangni zonat me lagështirë dhe me tokë gëlqerore.

Përzgjidhni vende me dhe’ të pasur, mundësisht të plehëruar.

Patatet kërkojnë tokë me nivel acidic dhe pehash rreth 5-6.

Vadijtja

Thatësira dhe mungesa afatgjatë e ujit janë shkatërrimtare për patatet.

Vaditja e rregullt është thelbësore.

Dheu duhet të jetë i njomë por jo shumë i lagësht

Temperatura

Që të rritet mirë, patatja kërkon një sezon 75-135 ditor pa ngricë.

Temperatura optimale për pataten është 7-26 gradë.

Përkujdesja

Kur filizët të jenë rritur mundohuni që të ngjeshni sa më shumë nga dheu i sipërfaqes në bazën e filizave, duke formuar një kodrinë të mirëfilltë në vazo.

Për fertilizimin, zgjidhni produkte natyrale dhe të lëngshme, të cilat duhen përdorur një herë në muaj.

Kur lulet të çelin dhe gjethet të zverdhen atëherë mund t’i shkulni patatet nga rrënja dhe t’i përdorni sipas dëshirës./AgroWeb.org