Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres. Ka një kërcell të gjatë, me gjethe vezake, me lule të mbledhura në vile dhe me rrënjë të fuqishme të drunjta.

Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.”

Loading...

Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti.

Vendlindja e jamballit është Mesdheu ku prej shekujsh kjo barishte është vlerësuar për vetitë mjekësore. Në Arabinë e vjetër, jamballi përdorej kundër kollës, ndërsa në Greqinë e lashtë përdorej edhe kundër azmës.

Barishtja ka një histori të pasur edhe në Azi, ku përdorej kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës. Shumë prej formulave bimore përmbajnë këtë barishte për të ndihmuar përthithjen e ushqimeve nga sistemi tretës dhe të bimëve të tjera.

Mjekësia popullore Aziatike e përdor rrënjën e jamballit për të larguar irritimet e mukusit dhe luftuar inflamacionin. Kjo rrënjë ka ndikim edhe tek gjendrat adrenale.

Kërcenjtë e jamballit kanë përdorim të gjerë si erëza. Foto: WebLibrary

Vlerat befasuese të Jamballit

Kuron ulçerën në stomak

Jamballi ka vlera anti-bakteriale që e kanë bërë atë efikas kundër ulçerës në stomak, sidomos asaj të shkaktuar nga bakteri Helicobacter pylori (H. pylori).

Efikasiteti i kësaj barishte kundër ulçerës është çertifikuar nga autoritetet mjekësore Gjermane.

Fyti i lënduar, kolla dhe të ftohtët

Një nga përdorimet më popullore të jamballit është kundër të ftohtit dhe kollës. Ndihmon në çlirimin e sekrecioneve në rastet e bronshitit dhe ka një efekt lehtësues të mukozës.

Për këto vlera rrënja e jamballit ka marrë aprovimin e autoriteteve Gjermane dhe Britanike.

Kundër aciditetit të lartë dhe mbështetës ndaj sistemit tretës

Rrënja e jamballit ndihmon sistemin tretës, lehtëson stomakun nga inflamacioni dhe irritimi. Në Francë, rrënja e jamballit përdoret për të trajtuar fryrjen si pasojë e tretjes së dobët dhe gazrat. Në Gjermani përdoret për të trajtuar spazmat që vijnë si pasojë e gastritit kronik.

Kombinimet e jamballit, kamomilit, gjëmbit të gomarit dhe një sërë bimësh të tjer medicinal janë efikase kundër mungesës së tretjes, shqetësimeve gastrointestinale dhe të vjellave.

Lufton inflamacionin dhe mbështesin sistemin imunitar

Jamballi nxjerr më shumë se 400 përbërës që promovojnë qelizat që luajnë një rol kritik në kontrollin e reagimeve imunitare.

Ajo kufton sëmundjen e ulçerës peptike, konstipacionit, kollës dhe infeksioneve virale. Flavonoidët që gjenden tek jamballi janë shumë popullore sepse luftojnë mikrobet, toksinat, inflamacionin.

Kundër konstipacionit

Jamballi ka një efekt natyral laksativ që promovon jashtëqitjen e rregullt nëpërmjet lëvizjeve të rregullta të zorrëve.

Disa studiues përdorën një formulë iraniane bimësh mjekësore që përmban jamball dhe zbuluan se kjo recetë përmirësonte konstipacionin kronik.

Lufton infeksionet virale

Jamballi mund të jetë efektiv kundër herpesit, HIV, hepatitit, Sars-it dhe gripit e virozave.

Një studim i kryer nga shkencëtarët Kinezë zbuloi që jamballi ka shumë potencial për një përdorim gjithëpërfshirës në mjekësi për të luftuar virozat dhe bakteret.

Kundër stresit

Jamballi është një barishte që ndihmon trupin të përballet me stresin.

Rregullon mënyrën se si organizmi rregullon kortizolin, hormonin e stresit duke hequr kështu një barrë të rëndë nga gjendrat e veshkave.

Ndihmon me simptomat e ciklit menstrual dhe menopauzën

Jamballi ka një efekt të ngjashëm me estrogjenin dhe luan rol të rëndësishëm kundër simptomave të ciklit menstrual dhe për terapinë hormonale tek femrat pas menopauzës.

Çaji i Jamballit

Çaji i jamballit përgatitet si çajrat e tjerë bimorë. Pihet një herë në ditë per 2-3 javë. E gjeni në pikat e bimëve medicinale dhe farmaci bimore./AgroWeb.org

Loading...