Fryrja e stomakut është diçka që ndodh herë pas here dhe faji është kryesisht i ushqimeve.

Ushqime të caktuara shkaktojnë gazra dhe akumulim të lëngjeve gjë që e bëjnë stomakun të duket i fryrë dhe më i madh.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për zgjidhjet më të mira dhe efikase kundër fryrjeve të stomakut.

Këshilla Praktike Si Të Eliminoni Fryrjen e Stomakut

Fryrja zakonisht ndodh pas akumulimit të gazrave të tepërt në stomak dhe në zorrë.

Kur fryrja ndodh pas ushqyerjes, zakonisht largohet vetë, por nëpërmjet teknikave të duhura ju mund ta përshpejtoni largimin e saj.

Mënyra më e mirë e eliminimit të fryrjes është përcaktimi i shkaqeve që zakonisht janë: problemet me tretjen, ushqyerja dhe ndryshimet hormonale.

Ecja

Aktiviteti fizik vë zorrët në lëvizje dhe rrjedhimisht ndihmon në çlirimin e gazrave të akumuluar në stomak.

Për më tepër, ecja funksionon edhe kundër konstipacionit.

Fibra Në Mënyrë Graduale

Ngrënia graduale e ushqimeve të pasura me fibër ndihmon në parandalimin e konstipacionit dhe fryrjes.

Doza ditore e rekomanduar e fibrës është 25 gramë për gratë dhe 38 gramë për burrat.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me fibrën sepse konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë më shumë gazra e fryrje.

Më Shumë Ujë

Ekspertët rekomandojnë zëvendësimin e pijeve të gazuara me ujë. Këto pije shkaktojnë shumë fryrje në stomak dhe për më tepër janë të pasura në sheqer.

Ushqyerja e Rregullt

Njerëzit zakonisht ndihen më të fryrë kur hanë një vakt të rëndë.

Kjo mund të shmanget nëse njeriu konsumon disa vakte të vogla gjatë ditës të cilat do të mbajnë sistemin tretës në lëvizje.

Përtypja e shpejtë e ushqimit lejon gëlltitjen e ajrit dhe akumulimin e tij në stomak.

Pirja e lëngjeve me pipëz gjithashtu lejon akumulimin e ajrit në stomak dhe rrjedhimisht fryrjen.

Kujdes Me Kripën

Kripa e tepërt mund të shkaktojë një akumulim të madh të lëngjeve në trup.

Një gjë e tillë do të shkaktojë ënjtje dhe fryrje në stomak, këmbë dhe duar.

Një Vizitë Te Mjeku

Në disa raste, fryrja e stomakut mund të ndodhë edhe si pasojë e një problemi mjekësor.

Këtu përfshihen: inflamacioni i zorrëve, koliti, cisti i vezoreve e të tjerë.

Një vizitë tek mjeku mund t’ju ndihmojë të përjashtoni problemin mjekësor dhe të fokusoheni tek ushqyerja për të eliminuar fryrjen./AgroWeb.org