Veza është baza e një mëngjesi të bollshëm por edhe të shëndetshëm.

Gatimi i vezës dhe në veçanti omletës është art.

Loading...

Ajo është pikënisja e karrierës së shumë prej shefave më në zë të kuzhinës.

Me përbërësit e duhur, omleta mund të transformohet në një gatim epik për të lëpirë gishtat.

Recetat e gatimit të omletës nuk e kanë një kufi dhe me disa truke të thjeshta ju mund të bëheni mjeshtër të saj.

Si Ta Gatuani Omletën Si Francezët

Francezët njihen si mjeshtër të pakundërshtueshëm të omletës.

Teknika e tyre e gatimit është që të krijojnë një omletë aq të butë sa ajo të shkrihet në gojë.

Ndarja E Të Bardhës Nga E Verdha

Për omletën perfekte ju nevojiten 2 ose 3 vezë.

Të bardhat duhen mbajtur veçmas dhe të verdhat po ashtu.

Këto të fundit duhen përzier me pak kripë dhe piper.

Rrahja E Vezëve

Puna e vështirë nis pikërisht këtu.

Të bardhat duhen rrahur me shpejtësi dhe me ritëm të pandryshuar deri sa të formohet shkuma e njëjtrajtshme dhe e butë si pambuku.

Më pas e bardha e rrahur duhet të përzier me të verdhat.

Tigani I Duhur

Ju duhet të zgjidhni një tigan që nuk ngjit.

Hidhni pak gjalpë, prisni sa të shkrihet dhe të nxehet dhe më pas hidheni vezën në të.

Temperatura duhet të jetë mesatare. Veza e skuqur duhet të ketë ngjyrën e artë dhe më pas duhet palosur në gjysmë përpara servirjes.

Shije Dhe Aroma Shtesë

Omleta është një ushqim që mund të personalizohet shumë thjeshtë për tu përshtatur me shijet dhe preferencat tuaja.

Për shembull, përpara se ta palosni omletën në dysh, hidhni djathë, perime ose salcë pikante.

Nëse ju pëlqejnë barishtet e thata dhe kosi, mund t’i shtoni në tas bashkë me të verdhat.

Perimet dhe mishi nuk duhen përzier me vezët përpara gatimit sepse do të prishin strukturën delikate të të bardhës.

Ato do shkaktojnë shfryrjen e omletës dhe humbjen e shijes së butë dhe qiellore që vetëm një omletë mund të të ofrojë./AgroWeb.org

Loading...