Akumulimi i acidit urik dhe formimi i kristaleve të imëta në kyçe mund të shkaktojë nivele të larta të inflamacionit, enjtje dhe dhimbje të forta.

Kjo gjë prek më shumë meshkujt  dhe gratë pas menopauzës.

Në rastet e shpërthimit të pezmatimit të kyçeve, dhimbjet janë shumë të forta, pas shfaqjes së skuqjes dhe enjtjes në zonën anash gishtit të madh të këmbës apo të kyçeve.

Dhimbjet mund të jenë aq të forta sa thjesht prekja e zonës së prekur nga inflamacioni është drobitëse.

Pezmatimi i kyçeve nga acidi urik shkaktohet nga ushqyerja me karbohidrate, yndyrna të hidrogjenizuara, alkol, mish e të tjerë.

Rreziku është gjithnjë në rritje nga stresi, tensioni i lartë i gjakut, rezistenca ndaj insulinës, mbipesha, veshkat e të tjerë.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Pediatrisë, të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegoi se të rinjtë që pijnë më shumë lëngje të ëmbëlsuara e të gazuara, preken me shumë nga nivelet e larta të acidit urik.

Studime të tjera sugjerojnë se gratë që pijnë një pije të sheqerosur në ditë janë 74% më shumë të rrezikuara nga pezmatimi i kyçeve.

Alkoli

Konsumi i alkolit, veçanërisht birrës ka një rol negativ në shëndetin e kyçeve dhe rritjen e nivelit të acidit urik.

Si Të Parandaloni Enjtjen E Kyçeve Nga Acidi Urik

Nëse dëshironi që të parandaloni këtë sëmundje të dhimbshme ose ta mbani nën kontroll, ndiqni këshillat e AgroWeb.org

Shmangi ushqimet me shumë proteinë si fasulet, thjerrëzat, mishin e pulës, gocat e detit dhe peshqit me yndyrë.

Shmangni ose kufizoni konsumin e djathit dhe birrës.

Pini të paktën dy litra ujë në ditë për të eliminuar acidin urik nga organizmi.

Hani rregullisht fruta dhe perime, veçanërisht patate të ëmbël, oriz kaf dhe selino.

Kumbullat e thata janë ideale kundër acidit urik.

Hani më shumë qershi dhe boronica sepse janë të pasura me bioflavonoidë dhe ulin nivelin e acidit urik.

Qershitë dhe ananasi ndihmojnë gjithashtu kundër acidit urik.

Kombinoni banane, dardhë, mollë, qershi, ananas, xhenxhefil dhe bajame në një mikser dhe masën hajeni çdo mëngjes.

Konsumoni më shumë xhenxhefil ose çaj xhenxhefili për të luftuar inflamacionin në kyçe.

Pini 1-2 lugë gjelle me uthull molle të pafiltruar duke e tretur në ujë, ose mbajini këmbët në një legen me ujë dhe uthull.

Soda e bukës është gjithashtu e mirë për të ulur acidin urik.

Doza e rekomanduar ditore është 4 lugë çaji sodë buke të tretur në ujë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine