Mielli është një nga artikujt më të dobishëm në arsenalin e një amvise.

Miellin mund ta përdorni për të bërë bukë e ëmbëlsira apo për të trashur supa e salca të ndryshme.

Megjithatë, miellin mund ta përdorni edhe në aktivitete të ndryshme,  përtej kuzhinës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa nga përdorimet interesante të miellit jashtë kuzhinës.

Mielli kundër akneve

Nëse fytyra juaj është prekur krejt papritur nga aknet atëherë përzieni miellin me mjaltin dhe lyeni zonën e akneve. Mbulojeni me një fashë dhe mbajeni gjithë natën.

Në mëngjes shpëlajeni lëkurën dhe aknet do të jenë zvogëluar falë mjaltit shërues dhe miellit që përthan.

Mielli për shkëlqimin e enëve të çelikut

Mielli u jep këtyre enëve shkëlqim ideal.

Pas larjes, hidhni pak miell në një pecetë dhe fërkojini enët tuaja deri sa të shkëlqejnë.

Për pastrimin e bakrit

Përzieni kripën, miellin dhe uthullën e bardhë në një masë të lëngshme për të pastruar enët e bakrit.

Lyejini me këtë masë, lëreni të thahet dhe më pas shpëlajini enët me ujë të ngrohtë.

Për flokët

Hidhni miell në zonën e rrënjëve duke përdorur një furçë grimi.

Lëreni zonën e pudrosur për 30 minuta dhe më pas pastrojeni flokun me duar.

Mielli do të përthithë yndyrën dhe floku do të duket i larë dhe i pastër.

Mielli për pjekjen e avokados

Nëse keni blerë një avokado të fortë por dëshironi ta hani të nesërmen, atëherë vendoseni atë në një qese letre të mbushur me miell dhe mbajeni për 24 orë.

Të nesërmen, hiqeni avokadon dhe do të zbuloni se ajo është pjekur dhe zbutur gati për përdorim.

Mielli për ngjitje

Kombinoni sasi të barabarta të miellit dhe ujit dhe më pas ngroheni në një tenxhere në nxehtësi mesatare.

Pasi masa të ketë marrë valë, lëreni të ftohet dhe futeni në një kavanoz të mbyllur mirë.

Përdoreni për ngjitje të letrës apo produkteve të lehta të thyera.

Mielli kundër milingonave

Nëse milingonat kanë ngritur vatrën e tyre në shtëpinë tuaj, atëherë përdorni miellin.

Milingonat e urrejnë aromën e miellit dhe e shmangin atë./AgroWeb.org