Mishi i pulës përbën një nga mënyrat më të mira për të përfituar proteinën që na nevojitet çdo ditë.

Mënyrat e gatimit të tij janë të larmishme dhe shumë të shijshme.

Mishi i pulës dhe lëngu i tij përbëjnë bazën e shumë prej gatimeve më të mira të amvisave shqiptare.

Lëngu prodhon një pilaf të mrekullueshëm, ndërsa mishi, kur piqet, ofron një pjatë që të ngop të gjitha shqisat.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë interesante të mishit të pulës të pjekur në furrë e të plotësuar me salcë arrash.

Përbërësit:

8 kofshë pule ose një pulë e plotë,

Gjysmë lugë çaji me spec të kuq pluhur,

2 lugë gjelle vaj ulliri,

150 ml lëng pule,

200 gramë arra,

1 qepë e vogël e prerë hollë,

2 thelpinj hudhër,

50 ml krem pana,

Lëngu i një limoni,

Majdanoz të grirë hollë, kripë e piper.

6 pite brumi

Përgatitja

Për përgatitjen e recetës ju këshillojmë të ndizni furrën në 200 gradë.

Merrni një tavë dhe hidhni në të kofshët e pulës, specin pluhur, kripën, piperin e zi, vajin e ullirit dhe specin pluhur.

Piqini në furrë për rreth 40 minuta deri sa mishi i pulës të jetë krokant dhe i pjekur mirë.

Merrni një enë tjetër dhe copëtoni një pite duke hedhur sipër saj pak nga lëngu i mishit të pulës.

Në një tigan skuqni qepën dhe hudhrën dhe më pas, bashkë me copat e zbutura të pites dhe pjesën më të madhe të arrave hidhini në një mikser.

AgroWeb.org ju këshillon që t’i përpunoni mirë deri sa të formohet një salcë e trashë.

Sipas salcës hidhni lëngun e mbetur të mishit të pulës, kremin pana dhe lëngun e limonit.

Ngrohini pak në tigan sa të lidhen me njëra tjetrën dhe më pas hidhjani salcën kofshave të pulës.

Pjesën e mbetur të arrave thërmojeni dhe hidhjani sipër në pjatë bashkë me majdanozin e freskët.

Këtë pjatë mund ta servirni duke e shoqëruar me pite brumi të ngrohura në furrë./AgroWeb.org