Është misër i njohur në fshatrat e Bjeshkëve të Tropojës (me lartësi 1100-1300 m), kryesisht në pllajën e Çeremit, ku kultivohet për më se 100 vjet.

Fara është mbajtur dhe trashëguar në familje brez pas brezi.

Është pak i përhapur, aktualisht zë rreth 25-30 % të sipërfaqes që mbillet me misër në zonën e Bjeshkëve.

Misri i Çeremit, njihet edhe me emrin “Misër i Bjeshkës”.

Kushtet e kultivimit:

Në ngastra të sheshta e tarraca malore, me orgjinë koluvione malore.

Mbillet në mes të muajit maj dhe vilet në fund të gushtit.

Përshkrimi:

Kultivar autokton me cikël të shkurtër, shumë i hershëm.

Bimë me kërcell të shkurtër, 1,3-1,5 m, formon 1-2 kalli për bimë; kalli i vogël konik, me gjatësi 10-12 cm, me 12 rreshta dhe 18-20 kokrra në rresht, me koçan të bardhë, kokërr të verdhë e me konsistencë qelqore.

Misri është i pasur me ushqyes

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org konstatohet se misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën.

Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta.

Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla

Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për bakteret e mira

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten.

Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera./AgroWeb.org