COVID-19, Ndikimi Afatgjatë Tek Mushkëritë Dhe Organet e Tjera

314 0

Simptomat e koronavirusit janë tashmë të zbërthyera mirë nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila ka miratuar një sërë protokollesh trajtimi për shpëtimin e jetëve.

Megjithatë, ekzistojnë shumë pikëpyetje për ndikimin afatgjatë të COVID-19 në organizmin e atyre që cilësohen si të shëruar prej tij.

Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes Shkaktojnë Dëme Afatgjatë Në Mushkëri

Endrju Martin, ekspert i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara shpjegoi se infeksione të tilla në rastin më të mirë shkaktojnë kollë që mund të zgjasë për javë apo muaj me rradhë.

Në rastin më të keq, ata mund të shkaktojnë astmë kronike. Sipas tij, kur një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes është shumë i ashpër, shërimi prej tij kërkon më shumë kohë dhe frymëmarrja bëhet më e vështirë.

Ekspertët kanë vënë re se shumë pacientë të shëruar prej COVID-19 kanë pësuar dëme serioze në mushkëri.

Kush Rrezikohet Më Shumë

Ekspertët thonë se jo çdo njeri i prekur nga COVID-19 përballet me të njëjtin rrezik të pasojave afatgjata në mushkëri.

Ata më të rrezikuar janë mosha e tretë dhe njerëzit e sëmurë nga zemra, veshkat, mëlçia dhe mushkëritë.  Nuk përjashtohen as njerëzit me imunitet të dobët, obezët dhe ata që vuajnë nga diabeti.

Shumë prej pacientëve që janë prekur dhe eventualisht do të infektohen prej COVID-19 dhe që do të kenë nevojë për intubim apo respiratorë, besohet se do të kenë nevojë për një trajtim më të gjatë në kohë.

Kjo për arsyen sepse dëmet në mushkëri ndikojnë tek funksioni i tyre por edhe i organeve të tjera si veshkat, zemra dhe truri.

COVID-19 Dhe Truri

Sipas një studimi të publikuar në shkurt në revistën JAMA Neurology, u hodh hipoteza se virusi mund të ndikojë tek pjesa e trurit që është përgjegjëse për sistemin kardiorespirator.

Kjo do të thotë se koronavirusi nuk ndikon vetëm tek mushkëritë por edhe tek neuronet që janë përgjegjëse për frymëmarrjen.

Pavarësisht hipotezave, do të duhet një kohë shumë e gjatë deri sa ndikimi i COVID-19 në trupin e njeriut të zbulohet plotësisht me të gjitha dritëhijet e tij./AgroWeb.org