Migrena është një nga dhimbjet më tipike dhe të dhimbshme të kokës e cila mund të çojë deri në rrezik ataku dhe prekjen nga ishemia.

Megjithëse njihet si një sëmundje që ka tendencë të prekë më shumë gratë, ekspertët thonë së migrena prek dhe burrat.

Gjenet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj sëmundje në thuajse 70% të rasteve.

Gjithsesi ka edhe disa faktorë  të  tjerë  që  e ndikojnë

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon efektet zhvillimin e kësaj sëmundje edhe tek meshkujt.

Çfarë është migrena

Personat që vuajnë nga kjo sëmundje shpeshherë nuk e dinë se e vuajnë dhe sa e rrezikshme mund të jetë.

Përveç krizave të mëdha të dhimbjes së kokës, personat që vuajnë nga migrena përjetojnë edhe ankth, depresion apo pagjumësi.

Kjo gjendje irritimi sipas Shkollës së Mjekësisë së Harvardit, vjen si pasojë e dhimbjeve të vazhdueshme të kokës që zgjasin për ditë me radhë.

Simptoma të tjera të kësaj sëmundje përfshijnë dhimbje të syve, turbullim të shikimit dhe të përziera.

Mosha nuk është faktor përcaktues në këtë lloj dhimbje pasi mund të zhvillohet që nga 15 deri në 50 vjeç.

Si zhvillohet tek burrat

Në një studim të Universitetit të Harvardit të cilit i referohet AgroWeb.org, u vu re se migrena tek meshkuj ekziston dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi ku morën pjesë rreth 20,000 burra nga mosha 40 deri në 84 vjeç tregoi se, personat e prekur nga migrena kanë 42% më shumë shanse të preken edhe nga sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu burrat që vuajnë nga migrena, vuajnë edhe nga sëmundje të tjera si diabeti, presioni i lartë i gjakut apo kolesteroli i keq.

Tek femrat zhvillohet si pasojë e lëvizjes së hormoneve dhe kryesisht estrogjenit.

Ndërsa tek meshkujt përveç faktorit gjenetik, stresi është shumë ndikues.

Referuar këtyre ekspertëve dhe studiuesve, duket se migrena tek burrat është një rrezik po aq konkret sa edhe tek femrat.

Kështu nëse vuani shpesh nga krizat e migrenës, konsultohuni vazhdimisht me një mjek specialist.

Si mund ta trajtoni në shtëpi

Disa nga substancat që kurojnë sëmundjen e migrenës dhe dhimbjet e kokës janë Tirptanet në formën e tabletave apo trajtimeve të ndryshme.

Gjithsesi përveç ilaçeve të ndryshme për çdo person që ka shenja të kësaj sëmundje, mjekët rekomandojnë edhe kujdesin personal.

Kjo do të thotë evitimi i disa ushqimeve apo një stili jete të caktuar që AgroWeb.org jua shpjegon më poshtë.

Monitoroni dietën tuaj duke hequr dorë nga alkooli dhe veçanërisht vera e kuqe apo çokollata.

Gjithashtu ushqimet e pasura me nitrate të cilat gjenden me shumice tek mishi apo peshku.

Evitoni djathin kryesisht atë kaçkavall, kafeinën, bananet, arrat dhe kosin.

Në çdo rast nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme, vizitohuni tek një mjek specialist për të marrë kurën e duhur./AgroWeb.org