Artriti reumatoid është një sëmundje kronike që prek muskujt, kockat dhe nyjet e trupit duke shkaktuar dhimbje në to.

Kjo sëmundje është gjithnjë e më shumë prezente duke prekur të gjitha moshat dhe gjinitë.

E shpërndarë që nga mosha 20 deri në 40 vjeç, ky lloj artriti shkakton deformime dhe dhimbje të trupit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të cilës i referohet AgroWeb.org,  gjatë 10 viteve të fundit 50% e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje, kanë pasur vështirësi të mëdha në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Këtu përfshihet mundësia dhe aftësia për të shkuar në punë apo për të kryer veprimtari të zakonshme, siç janë ecja apo punët e shtëpisë.

Shkaqet e shfaqjes së saj nuk janë ende shumë të qarta për mjekët, megjithëse disa nga armiqtë kryesorë të kësaj sëmundje janë zbuluar.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguar një nga shqetësimet më të fundit që ekspertët ngrenë në lidhje me artritin.

Sipas tyre një sasi e caktuar medikamentesh mund të jenë vendimtarë për zhvillimin e sëmundjes që në fillimet e saj.

Si Ndikojnë Antibiotikët

Një studim i publikuar në gazetën BMC Medicine nga Quadram Institute, tregon për lidhjen e fortë që ilaçe shumë të përdorshme siç janë antibiotikët mund të jenë shkaku i shfaqjes së artritit reumatoid.

Ekspertët mblodhën të dhëna nga 22.677 pacientë me këtë lloj artriti dhe i krahasuan ato me 90.000 persona të shëndetshëm.

Rezultatet për një periudhë 10 vjeçare treguan se të gjithë ata që konsumonin më shumë antibiotikë për arsye të ndryshme, kishin 60% më shumë mundësi të prekeshin nga artriti reumatoid.

Kjo përqindje rritet çdo herë që një person merr kura të gjata me antibiotikë përgjatë jetës së tij.

Për shkak se antibiotikët arrijnë të shkatërrojnë disa enzima që trupit i nevojiten për të mbrojtur kockat dhe muskujt.

Kush Rrezikon më Shumë

Sipas mjekëve rreziku është gjithnjë e më konkret dhe i afërt nëse përdorimet e këtij ilaçi janë të vazhdueshme.

Nëse e përdorni çdo 1-2 vite rreziku i prekjes nga lloje të artritit shtohet me 80%.

E kundërta ndodh kur e reduktoni konsumin e tij në 5-10 vite gjatë jetës.

Në këtë rast rreziku bie nën 48% dhe shfaqja e sëmundjes mund të jetë e menaxhueshme.

Fëmijët që marrin kura të forta me antibiotikë që në vegjëli, duke vazhduar edhe në faza më të rritura të jetës, janë më të predispozuar që pas të 20-tave të preken nga artriti reumatoid.

Mjekët rekomandojnë evitimin sa më të madh të atyre që merren pa recetë.

Gjithashtu dhe konsultimin gjithnjë me specialistët përkatës pavarësisht moshës apo gjendjes shëndetësore.

Konsumimi i Madh i Antibiotikëve në Shqipëri

Në vitin 2018 në vendin tonë u raportua se shifrat e përdorimit të antibiotikëve në Shqipëri ishin në rritje.

Sipas zyrës së OBSH në Shqipëri, në vendin tonë është rritur përdorimi dhe rezistenca ndaj antibiotikëve.

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh zbuloi se nga viti 2000 deri në 2015, përdorimi i antibiotikëve u rrit me 65%.

Zbulimi, të cilit i referohet AgroWeb.org, u bë nëpërmjet të dhënave krahasimore të përdorimit të antibiotikëve në 76 vendeve të ndryshme të botës.

Teksa Turqia mban vendin e parë, në vendin tonë xhiro vjetore e barnave sipas INSTAT, është 9.4% më e lartë që nga viti 2017.

Mjekët në të gjithë botën kanë bërë thirrje për kufizim në konsumin e këtyre medikamenteve.

Përtej rrezikut të prekjes nga artriti, përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktojë dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Duke filluar që nga shkatërrimi i sistemit imunitar dhe një sërë organesh të tjera.

AgroWeb.org rekomandon që të konsultoheni patjetër me mjekun për përdorimin e antibiotikëve./AgroWeb.org