Për Shqiptarët Ndotja e Ajrit Barazohet Me Tymin e 7 Cigareve Në Ditë

927 0

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në Europë. Ndotja e ajrit arrin në nivele alarmi dhe barazohet me pirjen e 7 cigareve në ditë. Për çdo shqiptar.

Çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesit më të lartë të nivelit të ndotjes së ajrit. Trojet e banuara nga shqiptarët rezultojnë me nivele rreziku maksimal të grimcave PM 2.5 në ajër.

Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërsisht 7 cigare në ditë.

Përfundimi është i frikshëm. Shtatë cigare plus për ata që tymosin dhe shtatë cigare dëmtim edhe për ata që kujtojnë se jetojnë shëndetshëm.

Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz.

Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Çfarë tregon ndotja e ajrit

Janusz Wojciechowski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin alarmuese.

“Përballemi me një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit”.

Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në prej ndotjes së ajrit. “Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteteve me pasojë vdekjen me makinë.”

Lexoni nga AgroWeb – Trajtimet Natyrale Që Pastrojnë Mushkëritë

Ndotja e ajrit dëmton fort zgjuarsinë përveç shëndetit

Ndotja e ajrit shkakton një reduktim “të madh” në inteligjencë, sipas hulumtimeve të reja, duke treguar se dëmtimi i shoqërisë prej ajrit toksik është shumë më i thellë se sa ndikimet e njohura mbi shëndetin fizik. 

Hulumtimi gjeti se nivelet e larta të ndotjes çuan në rënie të konsiderueshme në rezultatet e testimit në gjuhë dhe aritmetikë, me një ndikim mesatar të barabartë me humbjen e një viti të shkollimit të personit. 

“Ajri i ndotur arrin të shkaktojë që të gjithë të ulin nivelin e arsimit me një vit, humbje kjo mjaft e madhe”, tha Xi Chen në Yale School of Public Health në SHBA, një anëtar i ekipit hulumtues.

Efekti është më i keq për të moshuarit, veçanërisht për ata mbi 64 vjeç, për burrat dhe për personat me arsim të ulët. Nëse e llogarisim humbjen për ata, mund të arrijë në fshirje të disa viteve arsimimi nga truri i tyre.

Burimet e informacionit i gjeni në këto linke të Monitor.al dhe Guardian 1 dhe 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.