Në Mbrojtje të Mjedisit – Një Flotë me 9 Makina Ekologjike Në Shqipëri

375 0

Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit në Shqipëri ashtu si edhe në botë, është niveli i lartë i tymit që çlirohet nga përdorimi i makinave me naftë dhe me gaz, sidomos në kryeqytete dhe qytetet e mëdha.

Mijëra makina qarkullojnë çdo ditë në çdo cep të kryeqytetit duke çliruar gazra dhe tymra të dëmshëm për shëndetin si dhe mjedisin.

Për të minimizuar ndotjen e mjedisit dhe ajrit nga ky fenomen po adresohet nga shumë shtete të ndryshme në botë si dhe kompani të mëdha, të cilat kanë nisur përdorimin e makinave ekologjike.

Në Shqipëri, një flotë prej 9 makinash ekologjike hibride, 100% elektrike përdoren nga banka ProCredit në aktivitetet e përditshme të saj.

Qëllimi është mbrojtja e mjedisit dhe ajrit që thithim çdo ditë duke reduktuar nivelin e përdorimit të naftës dhe gazit.

Makinat ekologjike karikohen përmës elektricitetit dhe mund të punojnë apo ecin deri në 150 kilometra me një karikim të plotë.

Ky fakt i bën ato ideale për udhëtimet brenda qytetit si dhe rrethinat pranë tij.

Reduktim me 39 % i përdorimit të naftës në një vit

Quhet E-Mobility dhe është një ndër nismat më inovative, të cilën për herë të parë në Shqipëri po e aplikon dhe promovon ProCredit Bank.

Përmes kësaj nisme, banka ProCredit ka reduktuar përdorimin e naftës për qëllime të aktiviteteve të saj në nivelin 39 % për 2019, krahasuar me një vit më parë, 2018.

Si një nga kompanitë e para në Shqipëri e cila ka nisur përdorimin e makinave hibride, pra që janë tërësisht ekologjike, banka ProCredit ka forcuar rolin e saj si një pionere e bizneseve të gjelbra, thënë ndryshe, bizneseve që zhvillojnë aktivitetet e tyre në mbrojtje të mjedisit.

Aktualisht, këto makina elektrike, përdoren nga këshilltarët e klienteve për biznesin të ProCredit Bank./AgroWeb.org