Përgatitja dhe pjekja e një ëmbëlsire perfekte është një mision i vështirë por shumë fitimprurës në aspektin e kënaqësisë.

Gjithçka duhet të jetë në perfeksion, që nga masat, sasia dhe cilësia e produkteve të përdorura për të përgatitur një ëmbëlsirë nga ato që të bëjnë të lëpish gishtat.

Ndodh që kur një amvisë të nisë të bëjë një ëmbëlsirë e pasi zbulon që i mungon një përbërës, vendos ta heqë fare apo ta zëvendësojë me diçka tjetër.

Rezultati dihet. Ëmbëlsira nuk del ashtu siç duhet të dilte.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të listuara 12 gabimet që bëjnë amvisat kur pjekin një ëmbëlsirë.

Nuk e Lyejnë Tavën Me Yndyrë Dhe Miell

Një nga gabimet që bëjnë amvisat është që tavën e ëmbëlsirës nuk e yndyrosin dhe as e spërkasin mjaftueshëm me miell.

Ky hap është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet shmangur.

Nuk e Kalojnë Miellin Në Sitë

Kalimi i miellit në sitë është shumë i rëndësishëm sepse largon krundet dhe grimcat e trasha të miellit.

Kjo gjë nxit edhe ardhjen më të mirë të brumit.

Nuk e Përziejnë Brumin Mirë

Përzierja e përbërësve të ëmbëlsirës duhet të jetë e mirë dhe e vazhdueshme që të sigurohet që masa kremoze të mos ketë copëza të patretura dhe të jetë e njëtrajtshme.

Pas përzierjes së sheqerit dhe gjalpit, të gjithë përbërësit e tjerë të thatë duhen hedhur dhe përzier me delikatesë.

Nuk Vendosin Letër Pjekjeje

Një nga metodat më të mira të lehtësimit të nxjerrjes së kekut nga tava është vendosja e letrës së pjekjes.

Prania e saj është shumë e rëndësishme për ëmbëlsirat me një përbërje të dendur por të butë.

Nuk e Tundin Tavën

Pasi të keni sheshuar sipërfaqen e kekut, ju duhet të tundni tavën lehtë në mënyrë që bulëzat e ajrit të ngecura në brendësi të eliminohen.

E Hapin Furrën Gjatë Pjekjes

Kur keku është në furrë, ndjesia e padurimit na shtyn të hapim furrën për të parë çfarë po ndodh.

Kjo është e gabuar sepse krijon luhatje temperature që më pas nxisin rënien e kekut.

E Mbushin Tavën Plot

Mbushja e tavës plot e për plot ose zgjedhja e një tave më të vogël do të shkatërrojë ëmbëlsirën tuaj.

Jo vetëm që ëmbëlsira nuk do të piqet por do të derdhet dhe të humbasë shijen e saj.

E Nxjerrin Ëmbëlsirën Nga Furra Para Kohe

Mënyra më e mirë për të dalluar nëse ëmbëlsira është bërë është që të fusni një kunj dhëmbësh në mesin e saj.

Nëse kunji është i pastër, atëherë ëmbëlsira është gati.

E Presin Kekun Pa U Ftohur

I duruari i fituari, thotë populli. Kjo shprehje vlen edhe në rastin e të ëmblave.

Keku për shembull nuk duhet prerë sa është i ngrohtë.

Ftohja nuk duhet përshpejtuar duke e futur kekun në frigorifer sepse do të jetë diçka shokuese për ëmbëlsirën.

Prisni sa të ftohet normalisht dhe shijojeni./AgroWeb.org