Receta për Harapash me miell misri është ndër më të vjetrat tradicionale të kuzhinës shqiptare.

Ky gatim i lehtë në përgatitje është e pamundur të mos magjepsë këdo që e provon me shijen e tij.

Harapashi njihet si specialitet i të gjitha trevave shqiptare por kryesisht i Shqipërisë së Jugut.

Receta e tij është gatuar ndër shekuj sidomos gjatë muajve të ftohtë teksa shërbehej në familje e ngrohtë, e sapo dalë nga furra.

Ai shërben si një vakt i shijshëm i ngrohtë e plot aromë fanatstike që mbush gjithë shtëpinë.

AgroWeb.org u sugjeron të shoqëroni Harapashin me bukë të thekur, mishra të ndryshëm të pjekur, të brendshme, byrekë të ndryshëm, sallata të freskëta etj.

Përbërësit e tij janë shumë thjeshtë dhe lehtë gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën tipike të përgatitjes së këtij gatimi krejt lehtë në ditë.

Si të përgatisim Harapashin në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete përzgjidhen bazuar në numrin e personave në familje. Receta më poshtë është për katër – pesë persona)

3 filxhanë çaji me miell misri

5 filxhanë çaji ujë

1 filxhan çaji shëllirë

2 gjelle gjalpë ose vaj ulliri

6 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Përgatitja

Në një tenxhere valojmë ujin me kripë ose me shëllirë të djathi të holluar.

Hedhim gjalpin ose vajin e ullirit bashkë me miellin e misrit të situr.

I përzjejmë shpejt me një lugë druri pa ndaluar në mënyrë që të mos krijohen kokërriza.

E përzjejmë derisa masa e përftuar të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.

Më pas, e hedhim në tepsi të spërkatur me pak gjalpë ose vaj ulliri dhe e presim në pjesë racioni ose lugë lugë.

Gjatë shërbimit sipas dëshirës mund t’i hidhet djathë i thërrmuar u bardhë ose kaçkavall./AgroWeb.org