Omleta është një ndër ushqimet më të shijshme që ju shoqëron çdo mëngjes dhe ka me dhjetra mënyra gatimi.

Për të përgatitur një omletë ju mund të përdorni një shumëllojshmëri përbërësish që mjafton t’i përziesh me vezën dhe t’i skuqësh.

Sigurisht kjo është mënyra tradicionale e përgatitjes së saj, por sot AgroWeb.org ju sjell një metodë të re të shijimit të kësaj recete.

Ne ju këshillojmë mënyrën më të shëndetëshme dhe të thjeshtë të gatimit të omletës në furrë.

Omleta në furrë ka të paktën dy avantazhe së pari nuk ju duhet ta ktheni disa herë për ta skuqur dhe nuk duhet të përdorni aq shumë vaj.

Duke e bërë kështu përveçse një nga ushqimet tuaja të preferuara edhe një alternativë shumë të shëndetëshme.

Përbërësit

3-4 vezë

15 gjethe borzilok

120gr djathë kaçkavall

50gr salsiçe

kripë

piper

vaj ulliri

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon të ngrohni furrën në temperatueën 180 gradë para se të filloni me përgatitjen e omletës.

Më pas në një enë të thellë hidhni të gjitha vezët duke i rrahur me pirun, derisa të jenë bashkuar totalisht me njëra tjetrën.

Duke trazuar hidhni edhe gjethet e borzilokut të cilat duhet t’i prisni në gjysmë.

Shtoni djathin dhe copat e salsiceve apo mishit nëse dëshironi.

Ju mund të zgjidhni të shtoni edhe perime të tjera sipas dëshirës mjafton t’i prisni në kubikë të vegjël.

Shtoni kripë dhe piper dhe filloni të bëni gati tavën.

Për tavën zgjidhni një masë mesatare rreth 20 -30 cm dhe shtojeni me letër pjekje në të gjithë sipërfaqen e saj.

Lyejeni letrën e pjekjes me pak vaj ulliri.

Hidhni me kujdes omletën dhe vendoseni në furrë me 180 gradë për 40 minuta duke e kontrolluar herë pas here nëse është pjekur.

Pasi omleta të ketë marrë një pamje të verdhë të artë, nxirreni nga furra dhe hiqeni nga tava.

Bëni kujdes ta zhvishni nga letra e pjekjes para se ta shërbeni.

Kjo recetë përveçse mund të konsumohet ashtu siç është, mund të përdoret edhe si mbushje për të bërë një sanduiç të shijshëm.

Vendosni omletën në mes të bukës dhe mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës.

Këtë mënyrë gatimi mund ta përshtasni në çdo recetë omlete që ju dëshironi, proçedura do të jetë e njëjtë./AgroWeb.org