OSHEE Lajmëron Ndërprerjen e Energjisë në Disa Zona Të Tiranës

235 0

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend ka lajmëruar se disa zona të kryeqytetit do të mbeten pa drita ditën e sotme.

Kjo si pasojë e remontit të parashikuar në NST e Kombinatit në Tiranë.

Ndërprerja do të zgjasë vetëm disa orë dhe në zona të caktuara që ndodhen kryesisht në periferi dhe lidhen me stacionin e Kombinatit.

AgroWeb.org ju tregon mëposhtë të gjitha lagjet që do të preken nga kjo ndërprerje si dhe oraret e paracaktuara nga OSHEE.

Zonat ku do të mungojë energjia elektrike

Në zonën Kombinat, Paranfabrikat energjia do të ndërpritet nga ora 9:00 – 13:00.

Në zonat rruga “Konferenca e Pezës”,  Qendër Kombinat, pjesërisht rruga “Haki Stërmilli”, “Rruga e Dibrës”, rruga “Selaudin Zorba”, rruga “Gani Domi”, pranë Maternitetit të R, rruga “Ali Demi”, rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema” energjia do të mungojë nga ora 9:00 – 15:00.

Këto ndërprerje vijnë si pasojë e rregullimeve në stacionet energjitike që lidhin me energji disa zona të kryeqytetit./AgroWeb.org