Osteoartiti është një nga format më të përhapura të artritit tek të rriturit.

Njihet si sëmundje reumatizmale e cila prek kyçet dhe gjunjët.

Osteoartriti i gjurit prek rreth 10% të burrave dhe 13% të grave mbi moshën 60 vjeç.

Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga faktorë të jashtëm siç janë dëmtimët ashtu edhe nga deformimet e kockave apo plakja.

Nuk ka ende një kurë specifike për kurimin e kësaj sëmundje e cila shkakton fryrje, vështirësi në lëvizje dhe dhimbje të vazhdueshme.

Mjekët shpesh rekomandojnë qetësues për të ndaluar dhimbjen apo edhe zëvëndësimin e gjurit me anë të operacionit.

Gjithsesi këto trajtime mund të kenë efekte anësore apo kërkojnë një kohë të gjatë shërimi.

Një studim i ri të cilit i referohet AgroWeb.org, krahasoi dy lloje dietash, një me pak karbohidrate dhe një me pak yndyrë.

Rezultatet e studimit treguan se personat të cilët ndoqën një rregjim ushqimor me pak karbohidrate patën më pak simptoma dhimbjesh gjatë ditës.

Studimi u fokusua në 21 të rritur mes moshave 65-75 vjeç të cilët vuanin nga osteoartriti i gjurit.

Pjesmarrësit në studim ndoqën njërën nga dy dietat për 12 javë.

Ekspertët zbuluan se niveli i hormoneve që pakësojnë dhimbjen ishin më të mëdha tek personat që konsumuan më pak sheqerna dhe karbohidrate të tjera.

Ushqimet që duhet të konsumoni

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni mish të bardhë si mishi i pulës.

Peshku dhe vezët janë gjithashtu janë ushqime me shumë pak karbohidrate.

Tek perimet mund të zgjidhni mes perimeve jeshile, kryesisht spinaq, lakra, sallata jeshile, lulelakra dhe brokoli.

Farat dhe arrorët, vaji i ullirit janë po ashtu të pastra nga sheqernat, njësoj si molla, boronicat apo luleshtrydhet.

Konsumoni rregullisht kosin, qumështin e freskët dhe prodhimet e djathit duke bërë kujdes me sasinë e kripës në to./AgroWeb.org