Sot Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Blegtorisë – Pse Duhet të Merrni Pjesë

490 0

Quhet “Ditet e Bujqësisë 2022” dhe është një nga ngjarjet më të mëdha të bujqësisë në Shqipëri që do të mbledhë së bashku prodhues, distributorë, ekspertë dhe kompani të mekanikës bujqësore, fermerë, specialistë e biznese në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Ky panair nis sot më 19 Maj deri në datën 21, në Lushnje. Ditët e Bujqësisë 2022 do të mbledhë pjesmarrës nga Ballkani, Evropa dhe agrobizneset e kompanitë më të rëndësishme vendase që operojnë në këtë sektor.

Përse është i rëndësishëm?

“Ditët e Bujqësisë 2022” është një mundësi për të gjithë agrobizneset apo ekspertët vendas që duan të zgjerojnë veprimtarinë e tyre.

Ky panair ofron mundësi kontakti me klientë të ndryshëm nga çdo vend i Ballkanit dhe Evropës duke shtuar shancet për eksporte Shqiptare jashtë vendit.

Gjithashtu pasqyron më së miri teknikat e fundit për zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes trajnimeve me ekspertë të ndryshëm.

Çdo pjesmarrës në “Ditet e Bujqësisë 2022” sot do të mund të promovojë biznesin e tij tek ekspertët e fushës, kompanive lider në këtë sektor si dhe blerësve potencialë nga vende të huaja.

Gjatë 3 ditëve të pjesmarrjes do të zhvillohen konferenca, forume dhe takime me ekspertë për të diskutuar mbi sfidat me të cilat ky sektor përballet sot dhe mundësitë më të mira për t’i anashkaluar ato.

Teknologjitë e reja janë një nga mënyrat më të zgjuara që ndihmojnë agrobizneset e të gjithë sektorin sot të rritet e të shpërndahet në tregje të reja ndërkonbëtare me lehtësi.

Një nga mundësitë unike që ky panair ofron.

Tregje te reja globale

Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Blegtorisë në Shqipëri organizohet nga Iceberg Exibitons me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministes së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes me qëllim rritjen e bizneseve vendase.

Nëse jeni një sipërmarrës në agrobiznes me fokus eksportin dhe zgjerimin e biznesit në tregje të zhvilluara ndërkombëtare, “Ditët e Bujqësisë 2022” sjell në Shqipëri ekspertë ndërkombëtarë për të bashkëpunuar me ju.

Kompani lider në sektorin e bujqësisë nga Kosova, Rumania, Italia apo Britania e Madhe pritet të jenë pjesmarrëse kryesore në këtë panair, për shkak të kërkesa të shumta të tregut për prodhime si dhe për të eksploruar tregun e gjerë të Ballkanit.

Gjithashtu pjesmarrës do të jenë edhe të gjithë vendet e rajonit për të shkëmbyer eksperienca, modele pune dhe kontakte me sipërmarrësit Shqiptarë.

Mos mungoni në “Ditët e Bujqësisë 2022” në datat 19-21 Maj, Lushnje./AgroWeb.org