Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm apo kryer aktivitet fizik.

Vështirësia në arritjen e këtij objektivi ka një shpjegim shkencor.

Loading...

Për gratë, kjo grupmoshë nënkupton futjen në periudhën e menopauzës dhe rënien e nivelit të estrogjenit.

Kjo i bën gratë më të predispozuara për të akumuluar peshë në zonën e belit, thonë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org.

Mosha është një faktor kyç në shtimin në peshë.

Me kalimin e moshës, njeriu humbet vazhdimisht masë muskulare.

Pas moshës 45 vjeçare, masa muskulare nis të bjerë me 10 përqind çdo dhjetë vjet.

Humbja e masës muskulare shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me shtimin në peshë.

Kjo ndodh sepse muskujt janë ato që djegin më shumë kalori.

Me këto ndryshime madhore në organizëm, njeriu duhet të ndryshojë patjetër regjimin ushqimor dhe të ketë prioritet aktivitetin fizik.

Nëse dëshironi të keni një trup në formë pas të dyzetave, atëherë përfitoni nga këto këshilla të listuara nga AgroWeb.org.

Zgjidhni Karbohidrate Të Mira

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë duhet të zgjidhni karbohidrate të mira.

Këto karbohidrate gjenden tek patatja e ëmbël, fasulet dhe drithërat e plota të cilat kanë nivel të ulët glicemie dhe mbajnë sheqerin në gjak në nivele të qëndrueshme.

Thjerëzat, orizi i zi dhe tërshëra janë gjithashtu të rekomandueshme.

Aktivitet Fizik Të Fokusuar Tek Fuqia

Ecja pas të dyzetave nuk është një aktivitet fizik i mjaftueshëm.

Përpiquni të shkoni në palestër më shpesh dhe të bëni ushtrime që synojnë të rikthejnë forcën dhe fuqinë muskulare.

Pijet E Duhura

Pas të dyzetave duhet t’i thoni lamtumirë pijeve të gazuara e të ëmbëlsuara.

Nëse ju pëlqejnë lëngjet me gaz, pini ujë me gaz dhe shtoni pak lëng portokalli ose rrushi për më shumë shije.

Kalori Të Ekuilibruara

Përqendrohuni tek ngrënia e vakteve të pasura me proteina, drithëra të plota dhe perime.

Kujdes me darkën dhe sigurohuni që ajo të jetë e lehtë.

Nëse keni neps për më shumë, shuajeni atë me kokrra rrushi të cilat plotësojnë edhe dëshirën për diçka të ëmbël.

Kokrrat e rrushit të freskëta janë një alternativë e mirë, sigurisht pa e tepruar me sasinë.

Mund t’i fusni në ngrirje për më shumë freski.

Më Shumë Vitaminë D Dhe Kalçium

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se njerëzit që marrin të paktën 100 njësi të vitaminës D dhe 350 miligramë kalçium në ditë janë më pak të shëndoshë në pjesën e barkut.

Brokoli dhe barishtet janë të pasura me kalçium ndërsa vitaminën D e gjeni tek kërpudhat dhe e verdha e vezës.

Proteinë Dhe Perime

Kjo dyshe ushqyesish është thelbësore për çdo organ të trupit, përfshirë edhe muskujt.

Proteina dhe perimet garantojnë një peshë të shëndetshme trupore jo vetëm pas të dyzetave por edhe në çdo moshë.

Kujdes Me Ëmbëlsirat

Pas të dyzetave duhet të tregoheni dorështrënguar me të ëmblat.

Ato shkaktojnë fryrje të ndjeshme në stomak dhe gazra.

Multivitaminat

Marrja e një multivitamine në ditë përmbush boshllëqet në ushqyes që lënë vaktet e ditës.

Disa studime thonë se një multivitaminë në ditë ndihmon në mirëmbajtjen e peshës trupore./AgroWeb.org

Loading...