Të gjithë merakosemi dhe shqetësohemi herë pas here, por nëse pasiguria dhe ankthi fillojnë dhe gjejnë vend në jetën e përditshme, atëherë pasojat për shëndetin kthehen vërtet shqetësuese.

Meraku dhe pasiguria mund të sjellin probleme serioze për shëndetin tuaj dhe lidhen me çrregullime serioze jo vetëm për sistemin nervor, por edhe për organet më të rëndësishme në trup.

Pasojat në Sistemin Nervor

Sistemi nervor përbëhet nga truri, palca kurrizore, nervat dhe qeliza të veçanta të quajtura neurone.

Shqetësimi i vazhdueshëm shkakton çlirimin e “hormoneve të stresit” që përshpejtojnë ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen, ngrenë sheqerin tuaj në gjak dhe dërgojnë më shumë gjak në gjymtyrë.

Me kalimin e kohës, kjo ndikon keq në zemrën tuaj, enët e gjakut dhe muskujt.

Probleme Me Muskujt

Kur jeni shumë të shqetësuar, muskujt në shpatull dhe qafë tendosen fort dhe kjo mund të çojë në migrenë ose në dhimbje të forta koke.

Pasojat Serioze Për Zemrën

Meraku dhe ankthi i vazhdueshëm arrin të ndikojë në zemër. Kjo mund t’ju bëjë më të prirur të keni tension të lartë të gjakut, një atak në zemër ose një goditje në tru.

Nivelet më të larta të ankthit lëshojnë ato hormone të stresit që e bëjnë zemrën tuaj të rrahë më shpejt, më shumë dhe më fort.

Nëse kjo ndodh pa pushim, enët e gjakut mund të vuajnë, gjë që mund të çojë në mure arteriale të ngurtësuara, në nivele kolesteroli jo të shëndetshme dhe në probleme të tjera.

Probleme Me Diabetin dhe Me Nivelet e Sheqerit Në Gjak

Kur jeni me ankth, hormonet e stresit rrisin përqëndrimin e sheqerit në gjak. Por çfarë ndodh nëse nuk e përdorni këtë lëndë djegëse?

Trupi juaj zakonisht e ruan atë për t’u përdorur më vonë. Por ndonjëherë, nëse jeni mbipeshë ose keni diabet, për shembull, sheqeri i gjakut mund të qëndrojë shumë i lartë për shumë kohë.

Kjo mund të çojë në sëmundje të zemrës, ishemi, hemoragji cerebrale ose sëmundje të veshkave.

Probleme Në Stomak

Ju mund të ndjeni “flutura” në stomak kur jeni shumë të merakosur. Në disa raste më serioze, mund të keni edhe të përzjera.

Nëse kjo ndodh shpesh, shfaqen dhimbje të stomakut dhe plagë si ulçerat.

Dhe nëse hani shumë ushqime me shumë yndyrë dhe sheqer, stomaku juaj duhet të punojë më shumë për t’i tretur ato dhe kjo e bën më shumë acid. Kjo shkakton shfaqje të urthit dhe refluksit.

Pasoja të Dukshme Me Tretjen dhe Zorrët

Ankthi i vazhdueshëm arrin të ndikojë tek zorrët tuaja.Mund të keni diarre ose ta keni të vështirë të shkoni në banjo.

Ushqimi, aktiviteti fizik në natyrë dhe mjekimet bimore shpesh ju ndihmojnë.

Por duhet të jeni në gjendje të shmangni merakun dhe të qetësoni ankthin, për të shmangur problemet shëndetësore në organizëm./AgroWeb.org