Panxhari është një nga perimet më të mira të tokës për shëndetin e njeriut.

Përfitimet që vijnë nga panxhari janë të panumërta.

Ekspertët e mjekësisë popullore e përdorin panxharin edhe për të përgatitur një tonik të fuqishëm me një shije unike dhe vlera të mëdha shëndetsore.

Zhardhoku i kuq ka aftësinë të përmirësojë tretjen, rregullojë lëvizjen e zorrëve dhe të pastrojë mëlçinë dhe veshkat.

Pastrimi është diçka që organizmi e kërkon fort që të funksionojë më së miri pa kufizimet që përçojnë mbetjet toksike.

Vlerat shëndetsore të tonikut të panxharit

Ky tonik përgatitet nëpërmjet fermentimit që e transformon tërësisht panxharin duke i dhënë aftësi të mëdha për përmirësimin e shëndetit të stomakut, tretjes, alkalizimin e gjakut dhe trajtimin e gurëve në veshka.

Receta e këtij toniku magjik është e thjeshtë dhe mund ta lexoni në këtë artikull të AgroWeb.org

Përbërësit

Një kavanoz qelqi

Ujë të pastër

4 panxharë të kuq

1 lugë çaji me kripë rozë të Himalajeve

Portokall, xhenxhefil, karota, limon, erëza (opsionale)

Udhëzimet

Lajini zhardhokët mirë dhe më pas prijini në copa katrore.

Futini në kavanozin e qelqit dhe mbusheni me ujë.

Sigurohuni që të lini mjaftueshëm hapësirë me kapakun.

Shtoni kripën dhe erëzat.

Kavanozin mbulojeni me një napë të pastër ose peshqir dhe më pas lidheni me një llastik.

Vendoseni në një vend të izoluar në temperaturë ambienti për disa ditë.

Kur e gjithë masa të jetë bërë e kuqe flakë, atëherë hiqeni napën dhe mbylleni kavanozin me kapak.

Më pas vendoseni në frigorifer.

Pini një gotë në ditë për rreth dy javë.

Kjo pije është një nga tonikët më efikasë për përmirësimin e funksionit të zorrëve, imunitetit, pastrimit të mëlçisë, balancimit të nivelit të pehashit dhe pastrimit të gjakut.

Për më tepër, ky tonik përmban shumë antioksidantë dhe lufton inflamacionin ndaj mund të përdoret me efikasitet në parandalimin e radikaleve të lira./AgroWeb.org