Për shqiptarët, pastrimi rrënjësor i shtëpisë është një proces i rëndësishëm, të cilit i binden me përpikmëri.

Periudha më intensive për një pastrim të tillë rrënjësor është padyshim pranvera.

Me besimin se gjatë pranverës ndryshon edhe gjaku, shqiptarët i hynë shtëpisë me themeli, pa ditur se një process i tillë ka një ndikim të fortë edhe në mirëqenien e organizmit.

Ekspertët konfirmojnë se pranvera është koha e duhur për t’i dhënë freski jo vetëm shtëpisë por edhe gjendjes shpirtërore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni rolin e rëndësishëm që pastrimi i shtëpisë në pranverë ka për shëndetin e trupit dhe mendjes.

Pastrimi i shtëpisë në pranverë  

Përmirëson humorin dhe zbut stresin

Të dhënat që disponon AgroWeb.org nga një studim i kohëve të fundit tregojnë se gratë që jetojnë në shtëpi të pastra e të rregullta kanë nivele të ulëta të kortizolit, hormonit të stresit.

Gratë që jetojnë në ambiente me rrëmujë e jo të pastra janë më të stresuara, dëshpëruara e të lodhura.

Përmirëson Aftësitë Krijuese

Nëse shtëpia është rrëmujë dhe në kaos, atëherë do ta keni më të vështirë të kryeni punën tuaj.

Kur pastroni shtëpinë ose zyrën, do të jeni më në gjendje të përqendroheni mbi projektin ose punën se sa të vrisni mendjen për rrëmujën që ju rrethon.

Ndjesia e Një Arritjeje Thelbësore

Kur jeni  të zënë me punë, angazhime familjare e miqësore, gjetja e kohës për pastrimin e shtëpisë tingëllon një sfidë e vështirë.

Por AgroWeb.org ju sugjeron që mjafton të gjeni 10 minuta kohë çdo ditë për t’u marrë me një zonë të caktuar të shtëpisë dhe do të jeni më të organizuar.

Kështu çdo ditë do të keni ndjesinë sikur keni arritur diçka të madhe.

Përfitime Fizike

Pasi të keni vënë nën kontroll pastrimin e shtëpisë, do të zbuloni se jeni të motivuar për të jetuar më shëndetshëm.

Një ambient i pastër nxit një ushqyerje të shëndetshme, thonë ekspertët.

Kësisoj do të jeni më të inkurajuar për të kryer aktiviete fizike.

Pastrimi pranveror i shtëpisë nuk mund të bëhet në një ditë të vetme.

Mjafton t’ia nisni me ambientin ku ndiheni më mirë dhe sigurisht të përdorni solucione pastruese natyrale.

Solucionet Më Të Mira Të Pastrimit

Pastrimi i shtëpisë jo domosdoshmërisht duhet kryer me solucionet që gjenden në treg.

Solucione të tilla industriale janë të mbushura me toksina dhe vështirësojnë punën e rrugëve të frymëmarrjes në rastin më të mirë.

Në rastin më të keq, toksinat që mbushin shtëpinë, nxisin shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

AgroWeb.org ju kujton se produktet më të mira, shëndetshme dhe aspak të dëmshme të pastrimit janë soda e bukës, uthulla e mollës dhe limoni.

Përdorimi i tyre e mban shtëpinë të pastër, pa baktere dhe pa toksina.

Mos u shqetësoni për aromën e uthullës.

Ajo do të përthithë çdo aromë tjetër të keqe dhe shtëpia nuk mban erë me përdorimin e saj.

Nëse jeni të dhënë pas aromave, ekspertët rekomandojnë përdorimin e vajrave esencialë siç është lavanda, të cilat i japin shtëpisë aromën e qetësisë dhe pastërtisë./AgroWeb.org