Një ndër perimet më të njohura dhe të përdorura në kuzhinën shqiptare pa dyshim që është patatja.

Kombinimet e recetat me patate janë të shumëllojshme dhe karakterizohen nga shija e mirë dhe e veçantë.

Të pasura me kalium ndihmojnë në formimin dhe ruajtjen e kockave të forta përgjatë gjithë jetës.

Prandaj ky superushqim, përveçse shumë i shijshëm është edhe një alternativë e mirë për të shoqëruar vaktet tuaja shëndetshëm.

Në recetën e sotme AgroWeb.org ju tregon se si t’i përgatisni fare lehtë patatet me qepë në tigan me një shije të mrekullueshme.

Do t’ju duhen vetëm katër përbërës dhe do të keni një vakt të plotë në tavolinat tuaja në çdo kohë.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë se si ta përgatisni dhe shijoni në pak minuta bashkë me familjen këtë recetë.

Përbërësit

900 gr patate të vogla

250 gr qepë të kuqe

60 ml vaj ulliri

kripë

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të qëroni dhe lani fillimisht të gjitha patatet.

Më pas pritini ato në feta të holla rrethore me trashësi deri në 3 mm dhe të njëjtën gje bëni edhe me qepët.

Ndërkohë vendosni një tigan të thellë në zjarr duke hedhur vajin e ullirit dhe lëreni të ngrohet.

Shtoni më pas të gjithë rrathët e patateve tek vaji i nxehtë.

AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes, t’i shtroni ato me kujdes sipër njëra tjetrës duke i hedhur edhe pak kripë.

Mbulojeni tiganin me një kapak hermetik dhe lërini patatet të gatuhen për 8 minuta pa i trazuar.

Pasi të kenë kaluar minutat e paracaktuara, hiqni kapakun dhe shtoni sipër rrathëve të patateve edhe qepët.

Mbulojeni sërish tiganin me kapak dhe lërini patatet dhe qepët të gatuhen për 20 minuta të tjera.

Në këtë pikë mjafton ta lëvizni disa herë në vendi tiganin në mënyrë që patatet të mos ngjiten në fund, por pa i përzier ato.

Pasi minutat të kenë kaluar, hiqni kapakun dhe lëreni tiganin në zjarr të mesëm të ziejë edhe për 15 minuta të tjera.

Përzieni me kujdes me një lugë druri patatet tuaja në mënyrë që ato të gatuhen nga të gjitha anët.

Kur të shikoni që janë gati dhe janë zbutur mjaftueshëm, hiqini me kujdes nga tiganin dhe shtrojini në një pjatë.

AgroWeb.org ju këshillon të mos i përzieni shumë, apo ta prishni formën e tyre gjatë procesit të gatimit.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak piper të zi dhe ta konsumoni të ngrohtë këtë pjatë./AgroWeb.org