Patatet Jeshile – Si të Dallojmë Nëse Janë Helmuese dhe a Duhen Konsumuar

1.4k 0

Patatet janë një nga perimet më të përdorura nëpër recetat tradicionale shqiptare.

Krahas shijes kanë dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.

Por ajo që duhet pasur kujdes me këtë perime, kur e përdorim për gatim, është pikërisht ngjyra.

Duhet të keni kujdes nëse patatet janë me njolla jeshile.

Këto njolla ndryshojnë nga njollat e zeza, të cilat formohen kur patatet pasi kultivohen vendosen njëra mbi tjetrën.

Zakonisht njollat e zeza formohen dhe gjatë transportit, ku patatet pësojnë goditje të ndryshme.

Ka dy arsye përse patatet kanë njolla jeshile që lidhen me prezencën e klorofilit

E para lidhet me “djegien nga dielli”, një dukuri që ndodh kur patatja është e ekspozuar ndaj diellit kur ajo është ende nën tokë.

Arsyeja e dytë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka të bëjë me kontaktin e tej zgjatur të patates me dritën pasi patatet janë vjelë.

Diçka e tillë ndodh nëse patatet ruhen në vende me shumë dritë nëpër dyqane, por dhe në shtëpi.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, të dyja këto dukuri janë thjesht reagime natyrore të patates ndaj ekspozimit ndaj dritës.

Klorofili që gjendet tek patatet kur është në kontakt me dritën, si ajo e diellit por dhe nga ajo artificiale, prodhon substancën gliko-alkanoid që quhet solanin.

Nëse konsumohen patatet jeshile, organizmi reagon ndaj substancës toksike duke shkaktuar dhimbje të forta koke, djersitje, të vjella dhe diare.

Këto patate duhen pastruar mirë, pra u duhet hequr pjesa me njolla jeshile.

Ose akoma më mirë të mos konsumohen.

Si t’i ruajmë patatet? Dhe për sa kohë mund t’i mbajmë të freskëta?

Nëse i keni blerë patatet me qese plastike, AgroWeb.org ju këshillon që t’i vendosni në një shportë apo kuti prej kartoni.

Duhet t’i vendosni në ambiente të errëta dhe të freskëta.

Mos i vendosni asnjëherë patatet në frigorifer, pasi temperatura e ftohtë kthen përmbajtjen e niseshtesë tek patatet në sheqer, duke i prishur shijen e tyre natyrale.

Patatet mund të qëndrojnë të përshtatshme për t’u përdorur 4-6 javë, nëse ruhen në kushtet e mësipërme. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.