Një tjetër perime e pasur me vlera të pazëvendësueshme për shëndetin.

Patëllxhani është një nga përbërësit kryesor të shumë recetave plot shije.

Ai përmban shumë vitamina dhe minerale të cilat ndikojnë në balancimin e tensionit të gjakut, kundër stresit, rënien nga pesha dhe shëndetin e sistemit tretës.

Por me vlerë janë dhe gjethet e tij, madje ato kanë potencialin për të ruajtur shëndetin e veshkave si dhe të parandalojnë sëmundjet që mund të shfaqen.

Vlerat e Patëllxhanit për Shëndetin e Veshkave

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, një gotë me gjethe të thata patëllxhani përmban rreth 22.1mg  vitaminë A, 1.8mg vitaminë C, 0.2mg vitaminë E dhe 2.9mcg vitaminë K.

Të gjitha këto vitamina janë thelbësore në shumë funksione të organizmit.

Por gjithashtu përmban dhe një sasi të konsiderueshme kaliumi i cili ndihmon trupin që të pastrojë veshkat nga mineralet e dëmshme.

Sasia e Patëllxhanëve që Duhet të Konsumoni

Sipas të dhënave të AgroWeb.org këshillohet që për një pastrim të veshkave nga lëndët e dëmshme, duhet që të konsumohen rreth 2-3 patëllxhanë në ditë për 10 ditë.

Mund t’i përgatisni të pjekur në furrë dhe t’i konsumoni si sallatë, ose t’i përfshini në recetat tuaja.

Përfshirja e këtij perime në dietën tuaj bën të mundur që veshkat të detoksifikohen.

Nga ana tjetër kaliumi filtron gjakun nga mineralet e dëmshme që grumbullohen nga ushqimet që ne hamë gjatë ditës. Kështu organizmi juaj është i pastër dhe i shëndetshëm.

Me filtrimin e gjakut, personat që vuajnë nga tensioni i lartë gjejnë një aleat tek kjo perime.

Vlerat e Patëllxhanit Për Organizmin në Tërësi

Mund të jetë shumë efektive nëse shtoni këtë perime në regjimin tuaj ushqimor, ai e pasuron trupin me minerale dhe vitamina.

Patëllxhani ka aftësi që të mbajë trupin të ngopur më gjatë duke ndihmuar kështu dhe në rënien nga pesha.

Nga ana tjetër patëllxhani ka dhe aftësi anti-inflamatore duke shmangur krijimin e qelizave të dëmshme.

Përsa i përket sistemit tretës, kjo perime për shkak të fibrës që përmban, i vjen në ndihmë stomakut për të tretur sa më shpejtë ushqimin./AgroWeb.org