Marsi është muaji perfekt për të mbjellë bimët më të dashura.

Në këtë muaj ju mund të vini në përdorim njohuritë tuaja të kopshtarisë dhe të transformoni kopështin apo ballkonin tuaj në një oaz perimesh, barishtesh dhe frutash të larmishme.

Perimet e Nëntokës

Në këtë muaj ju mund të mbillni farën e panxharit në vazo dhe ta mbani në ambiente të brendshme përpara se ta transferoni në ambiente të jashtme kur të jetë ngrohur koha.

Për lehtësi në rritjen e filizave mbajini farat në ujë për disa orë.

Fara e karrotës duhet mbjellë direkt në tokë dhe jo në vazo.

Ajo duhet mbjellë 4 javë përpara ngricës së fundit.

Barishtet

Spinaqi është perfekt për t’u mbjellë në Mars, veçanërisht 4-6 javë përpara ngricës së fundit.

Sallata  jeshile është gjithashtu një barishte e mirë ndonëse kërkon ndriçim të bollshëm por jo gjatë gjithë ditës.

Perime Të Tjera

Brokoli konsiderohet si një perime e vjeshtës por duke e mbjellë në Mars keni kohë të mjaftueshme për të pasur brokoli gjatë verës.

Fara e lakrës duhet mbjellë 7 javë përpara ngricës së fundit ndërsa kastraveci duhet mbjellë menjëherë pas ngricës së fundit.

Specat e duan shumë ngrohtësinë por ju mund t’i mbillni ato në Mars dhe t’i mbani brenda në shtëpi dhe më pas t’i transferoni në kopësht.

E njëjta gjë vlen edhe për domatet të cilat rriten mirë nëse mbillen pas ngricës së fundit.

Frutat

Farat e shalqinit mund të mbillen në Mars por të ruhen në ambiente të brendshme dhe më pas të transferohen në kopësht.

Bimët E Rëndësishme

Ndër bimët më të rëndësishme që mund të mbillni në Mars, ekspertët e AgroWeb.org rendisin: rigonin, trumzën, borzilokun, koprën dhe sherebelën.

Farat e tyre mund t’i mbillni në saksi dhe t’i mbani në shtëpi.

Më pas kur të ngrohet koha t’i transferoni në kopësht ose në ballkon.

Kësisoj ato do të shijojnë ngrohtësinë e pranverës dhe verës./AgroWeb.org