Kamomili është një nga bimët shëruese që nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj.

Lulet e kamomilit janë të bukura dhe plot aromë por edhe të shijshme dhe plot vlera kur konsumohen si çaj.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për periudhën dhe mënyrën e duhur të këputjes dhe mbledhjes së luleve por edhe tharjes së tyre.

Çaji i kamomilit është efikas kundër dhimbjeve të barkut, ankthit apo pagjumësisë.

Cila Pjesë E Bimës Së Kamomilit Duhet Mbledhur Për Çaj

Ndryshe nga bimët e tjera, në rastin e kamomilit ju duhet të mblidhni vetëm lulet dhe jo kërcenjtë, gjethet apo rrënjët.

Lulet e mrekullueshme janë ato që ofrojnë çajin e shijshëm dhe shërues.

Kur Është Periudha E Duhur Për Mbledhjen E Luleve Të Kamomilit

Mbledhja e luleve të kamomilit është një proces i vazhdueshëm duke qenë se kamomili çel lule gjithë verën.

Lulet duhen mbledhur kur kanë çelur plotësisht.

AgroWeb.org ju udhëzon që gonxhet e kamomilit nuk duhen mbledhur dhe këputur para kohe sepse vlerat e tyre nuk janë formuar akoma.

Si T’i Mblidhni Lulet E Kamomilit

Kur të ndiheni gati për të mbledhur lulet, këputini duke përdorur gishtat dhe duke ruajtur të paprekur pjesën e kërcellit.

Nëse dëshironi mund të lini disa lule të paprekura, sepse falë tyre do të përfitoni bimë të tjera të reja gjatë gjithë vitit.

Si T’i Thani Lulet E Kamomilit

Pasi t’i keni mbledhur lulet, AgroWeb.org ju udhëzon t’i shkundni lehtë për të hequr çdo insekt të mundshëm që mund të ketë ngecur mes petaleve.

Nëse dëshironi, lulet mund t’i lani dhe më pas t’i thani me butësi.

Më pas lulet vendosini në një shtresë të hollë dhe lërini të thahen për një ose dy javë në një vend të errët, të ngrohtë dhe të thatë.

Pasi lulet të janë tharë, AgroWeb.org ju këshillon t’i vendosni në një kavanoz qelqi dhe ruajini në një vend të errët.

Në këtë mënyrë do të ruani ngjyrën, aromën dhe vlerat mjekësore të kamomilit.

Si Të Përgatisni Çajin E Kamomilit

Zieni një filxhan me ujë dhe pasi ky i fundit të ketë marrë valë, shtoni dy ose tre lugë çaji me lule të thata.

Mbajini në ujë të nxehtë për 2-5 minuta.

Nëse dëshironi të përdorni lule të freskëta, atëherë duhet të hidhni 6 deri në 8 lugë çaji në një filxhan me ujë të valuar./AgroWeb.org