Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit.

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë.

Megjithatë sipas të dhënave të AgroWeb.org, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.

Përse Nuk Duhet Të Pini Ujë Duke Ndenjur Në Këmbë

Idea është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq.

E verteta qëndron krejt ndryshe.

Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj.

Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar.

Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen.

Po ashtu sipas studimeve kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.

Uji Duhet Pirë Në Pozicionin e Duhur

Rreth 70% e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e tij në mënyrën e duhur.

Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës por nuk arrin në organe.

Kësisoj, uji nuk arrin të pastrojë organizmin nga toksinat e depozituara në veshka dhe tëmth.

Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje.

Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato.

Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar./AgroWeb.org