Pamja që të ofrohet krejt papritmas në bahçen ose ballkonin e shtëpisë tënde kur insektet, kërmijtë e buburrecat t’i kanë ngrënë gjysmat e bimëve që i ke rritur me aq mund dhe përkujdesje nuk është e këndshme.

E kjo skenë të vë përpara dilemës për të përdorur apo jo pesticide me kimikate, ç’ka do të thotë që të mbjellat e tua nuk do jenë aq të paprekura.

Por bioteknologët, të cilëve u pëlqen të rrinë larg pesticideve kanë humultuar mënyra të reja për zhdukjen e insekteve.

Kështu po ju tregojmë në këtë artikull të AgroWeb.org disa prej tyre, që do t’ju shërbejnë për të ruajtur origjinalitetin e prodhimeve tuaja.

Hudhrat

Duke qenë se hudhra vetë si bimë është antiseptike e antibakteriale, mund të ndihmojë edhe bimët e tjera duke i mbrojtur.

Merrni hudhrat, shtypini e më pas shtojini ujë. Lërini të paktën 6 orë të marinohen.

Më pas shtoni një pikë sapun natyral dhe përzierjen futeni në shishen spërkatëse.

Evitoni zarzavatet që kanë kohën e të vjelave sepse mund të marrin nga shija e tyre.

Ndërkaq nëse i spërkasni dy herë në javë me këtë përbërje çdo gjë do të ecë përsëmbari.

Qumështi

Për disa insekte qumështi është intolerant, duke përfshirë ato që rriten te bizelet, kungujt dhe trangujt.

Spërkatini bimët tuaja me qumësht por këtë veprim duhet ta bëni vetëm në mëngjes, kurrë në darkë.

Vaji i mentes me uthullën

Disa pika vaj esencial menteje përzier me uthull rrushi jo molle, pasi kjo e fundit është ndjellëse për disa insekte.

Lulet dhe bimët e kopshtit ose ballkonit spërkaten me këtë përzjerje, duke bërë që insektet të largohen.

Speci i kuq djegës

Një lugë spec i kuq i përzier me 6 pika sapun natyral dhe një litër ujë, është një tjetër mbrojtës për bahçen tuaj.

Mjafton që ky përbërës të ruhet në vend të errët dhe përdoret një herë në javë dhe insektet do të rrinë larg.

Ndërkaq mund të bëhen dhe kombinime mes këtyre produkteve të mëposhtme, që nuk mungojnë nëpër shtëpitë tona, për shembull, qumësht me hudhra apo spec djegës me uthull.

Dhe mos harroni, sapuni natyral është eleminues perfekt bakteriesh./AgroWeb.org