Petullat janë ushqimi më i shpejtë dhe i shijshëm që mund të realizoni me pak fare shpenzime.

Të ëmbla apo të kripura janë ushqimi ideal për të shoqëruar mëngjesin.

Recetat tradicionale të petullave janë me miell, sot AgroWeb.org ju propozon një mënyrë të veçantë përgatitje të kombinuar me kungulleshka.

Petulla me kungull, të shëndetëshme për t’u ngrënë dhe shoqëruese të shkëlqyera në çdo pjatë.

Përbërësit

2 kungulleshka

2 vezë

2 qepë të njoma

250 gr miell

34 gr djathë kaçkavall

kripë

piper

majdanoz

1 lugë çaji sodë buke

vaj për skuqje

Përgatitja

Lani dhe pastroni kungulleshkat e më pas filloni t’i grini me rende që të përfitoni copëza të imëta kungulli

Pasi të keni mbaruar sigurohuni të kulloni mirë tepricën e ujit nga kungujt duke i vendosur në një letër të thatë.

Vazhdoni me grirjen e qepës në rende.

Në një enë vendosni kungujt dhe qepën dhe përziejini bashkë.

Më pas shtoni djathin e grirë, vezët dhe majdanozin trazojini pak duke stuar shtoni miellin dhe një majë luge sodë, në hidhii piperin e zi të bluar.

Të gjithë masën e krijuar përzijeni mirë dhe filloni të bëni me duar apo me ndihmën e një luge forma të vogla rrethore.

Bëni gati tiganin duke e vene në zjarr bashkë me vajin për disa minuta.

Kur vaji të jetë i nxehtë vendosni të skuqni petullat, pasi të jenë gati vendosini në letra kuzhine për t’i hequr vajin e tëpërt.

Mund t’i servirni sipas dëshirës me djathë të grirë sipër apo me kos./AgroWeb.org