Pilafi me mish pule është një nga gatimet më të shijshme, më të thjeshta dhe më të shpejta që çdo amvisë mund ta përgatisë me mjeshtëri.

Mënyrat e kombinimit të orizit me mishin e pulës janë të larmishme.

Ato janë të ngjashme por edhe ndryshojnë nga tradita në traditë.

Përveç recetës tradicionale të pilafit të zier dhe pulës së pjekur, AgroWeb.org ju rekomandon edhe recetën e ashtuquajtur ‘pilaf i mbuluar.’

Kjo recetë e ka origjinën nga vendet e Lindjes së Mesme dhe e sjell orizin me mishin e pulës në një stil shumë të veçantë.

Mishi i copëtuar i pulës përzihet me orizin dhe më pas mbështillet me një shtresë brumi.

E gjithë masa piqet në tava të vogla deri sa të marrë një ngjyrë të kafenjtë me nuanca të arta.

Kjo pjatë mund të serviret si antipastë ose si pjatë kryesore duke u shoqëruar me sallatë dhe kos.

Përgatitja e Pilafit të Pjekur me Pulë

Përbërësit

Për Mishin E Pulës

500 gr mish pule

2 gjethe të freskëta dafine

1 karrotë e qëruar dhe e prerë në copa të vogla

1 qepë mesatare e prerë në copa

2 kërcenj selino të prerë

3 tufa të holla me majdanoz

6 kokrriza piperi të zi

6 fara karafili

Kripë dhe piper të zi pluhur

Për Pilafin

3 lugë e gjysëm gjelle me gjalpë pa kripë

2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

2 qepë mesatare të grira hollë

Gjysëm luge çaji me nenexhik

1 filxhan çaji me oriz

Çerek filxhani me bajame

3 peta brumi ose të gatshme

1 vezë të rrahur lehtë

2 lugë gjelle me gjalpë të shkrirë dhe pa kripë

Përgatitja

Vendoseni pulën në një tenxhere të madhe.

AgroWeb.org ju udhëzon që të shtoni gjethet e dafinës, karrotën, qepën, selinonë, majdanozin, piperin dhe karafilin.

Mbusheni tenxheren me ujë të ftohtë dhe lëreni të marrë valë në një temperaturë mesatare.

Më pas uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për një orë e gjysëm.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

Merreni pulën dhe hiqeni lëkurën.

Mishin transferojeni në një tas dhe copëtojeni imët me duar.

Lëngun e pulës kullojeni dhe ndani dy gota mënjanë.

Pjesën tjetër futeni në ngrirje për përdorim të mëvonshëm.

Merrni një tenxhere tjetër dhe vendoseni në zjarr.

Shtoni gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kur të ngrohen hidhni qepët dhe nenexhikun.

Kavërdisini së bashku për 5 minuta.

Më pas AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni orizin dhe bajamet dhe lërini të skuqen për 5 minuta.

Më pas hidhni lëngun e pulës, kripën dhe piperin e zi.

Pasi lëngu të marrë valë, uleni zjarrin, mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë për 15 minuta ose deri sa orizi të jetë zier plotësisht.

Hiqeni tenxheren mënjanë dhe ndizni furrën në një temperaturë prej 200 °C.

Pasi pilafi të jetë ftohur pak, shtoni copat e pulës dhe përziejini me lugë druri.

Merrni një tas qelqi dhe hidhni vezën dhe gjalpin.

Petat e brumit vendosini në një sipërfaqe të sheshtë, prijini në gjysmë dhe mbulojini me një napë të njomë.

Merrni tavat e vogla dhe vendosni nga një petë në secilën prej tyre.

Merrni pilafin e përzier me pulë dhe mbushni tavat e vogla duke i ngjeshur lehtë.

Pasi tavat të jenë mbushur, mbështilleni me pjesët e dala të brumit dhe këtë të fundit lyejeni me vezë dhe gjalpë.

Tavat e vogla futini në furrë dhe lërini të piqen për 20 minuta.

Nue mungesë të tavave të vogla, të gjitha topthat e petave të mbushura me oriz dhe të lyera me masën e vezëve mund t’i vendosni edhe në një tavë të madhe duke bërë kujdes që të ruani formën e tyre.

Për servirje duhet të prisni të paktën 5 minuta deri sa tavat të jenë ftohur disi.

Kjo pjatë serviret e ngrohtë./AgroWeb.org